Albanian English

02 Nëntor 2015

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Shpëtime Pitaku, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion usd dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.

ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm për subjektin deklarues Shpëtime Pitaku, pasi është kallëzuar edhe më parë nga ILDKPKI për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj subjektit Shpëtime Pitaku.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN

© 2011 ILDKPKI, Të gjithë të drejtat e rezervuara
Kjo faqe u mbështet nga: