Albanian English

18 Prill 2016

NJOFTIM PËR SHTYP

Nga verifikimi paraprak, i kryer nga ILDKPKI, u evidentua se 63 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të dorëzuar brenda afatit deklaratën periodike vjetore të interesave private. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private.

Bashkëlidhur do të gjeni listën e plotë të subjekteve që nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private brenda afatit ligjor. Shkarko listën

______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN

© 2011 ILDKPKI, Të gjithë të drejtat e rezervuara
Kjo faqe u mbështet nga: