Ndihme per Zyrtaret
- Si te shmanget Konflikti
- Si te plotesohet Deklarata
- Afatet e Deklarimit
- Formulare Deklarimi
- Subjektet Deklarues
Raportet Vjetore
Dokumenta te ILDKP
Te tjera
21 Shtator 2011
ILDKP gjobit 48 të zgjedhur vendorë për vonesa në deklarimin e pasurisë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masë administrative “gjobë” për “vonesë në deklarim” ndaj 48 drejtuesve të pushtetit vendor, nga të cilët 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të Majit 2011.
Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2011, ILDKP ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si edhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private.
Pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP, rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë; brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë.
Për këtë arsye, në bazë të nenit 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë”, ILDKP vendosi masën administrative “gjobë” në shumën 25.000 lekë ndaj zyrtarëve sipas listës bashkëngjitur.
Ndërkohë, ILDKP po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private do të aplikohen sanksionet ligjore.
Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë, ILDKP ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal. Brenda afateve proceduriale administrative, Inspektorati i Lartë do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendor me burimet e krijimit të tyre.
Albi SERANI
_______________________________________
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR PER DEKLARIMIN “PARA FILLIMIT TE DETYRES”
1 ABEDIN GJINI / LEKAJ, KAVAJE
2 AGRON DEMUSHI / BASHKIA BAJRAM CURRI, TROPOJE
3 ALEKSANDER CELA / DARDHAS, POGRADEC
4 ARQILE MEKSHI / ZAGORIE , GJIROKASTER
5 BAJAZIT KORRIQI / BASHKIA PERRENJAS, PERRENJAS
6 BARDHYL GJYZELI / BASHKIA.KUCOVE, KUCOVE
7 BEHAR HAXHIU / MILOT, KURBIN
8 BESNIK BRAHIMI / BERDICE, SHKODER
9 BUJAR IBRAHIMI / QENDER-PISKOVE, PERMET
10 FADIL KAPLLANI BOGOVE SKRAPAR
11 GEZIM DHIMA / MBROSTAR, FIER
12 GILBERTO JACE / BASHKIA PERMET, PERMET
13 GJERGJI DOCI / DAJC, LEZHE
14 GJON BARDHI / BASHKIA FUSHE , FUSHE KRUJE
15 HRISTO DUCI / DROPULL I SIPERM, GJIROKASTER
16 KANAN SHAKAJ / NOVOSELE, VLORE
17 KLEVES MUJA / RRETHINAT SHKODER
18 KRISTO KAISHI / ALIKO SARANDE
19 LEKE BIBAJ / HAJMEL, SHKODER
20 MARTIN LAZRI / GURI I ZI, SHKODER
21 NDRICIM DUSHKU / BASHKIA RROGOZHINE, RROGOZHINE
22 PELLUMB MILORI / KURVELESH, TEPELENE
23 RRAHMAN DEMAJ / TERTHORE, KUKES
24 SALVADOR KACAJ / SHENGJIN, LEZHE
25 VUKSAN CARDAKU / LLUGAJ, TROPOJE
26 XHEVAHIR BILJA / GREKAN, ELBASAN
27 ZEF DOCI / BALLDREN I RI, LEZHE
LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR, DEKLARIMI “PAS LARGIMIT NGA FUNKSIONI”
28 AGIM QEVANAJ / LEVAN, FIER
29 ANDI MARKU / KOLSH, LEZHE
30 ARBEN CENI / ANA E MALIT, SHKODER
31 ARIF TAFANI / BELSH, ELBASAN
32 ARMOND HALEBI / NJ.BASHKIAKE 9, TIRANE
33 ASQERI HODA / KURVELESH, TEPELENE
34 BARDHYL PEKA / KRUME, HAS
35 DASHNOR OSMANI / MAMINAS, DURRES
36 EDMOND KOMINO / BASHKIA PERMET PERMET
37 GEZIM HARDOLLI / RRETHINAT, SHKODER
38 GEZIM YLLI / ISHEM, DURRES
39 ISUF FERHATI / RRASE, ELBASAN
40 JAKUP SEFOLLI / FAJZE, HAS
41 KASTRIOT BEGAJ / BASHKIA LIBRAZHD, LIBRAZHD
42 MARK RUCI / BASHKIA RUBIK, RUBIK
43 MUHARREM HOXHA / OTLLAK, BERAT
44 NUREDIN AHMETAJ / BASHKIA B.CURRI,TROPOJE
45 QAMIL HOXHAJ / LLUGAJ, TROPOJE
46 QEMAL RAMA / GREKAN, ELBASAN
47 RRAHIM LALA / MUHUR, DIBER
48 TODI XHUNGA / BUBULLIME, LUSHNJE



