Albanian English

24 Janar 2017

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI siguron mbarëvajtjen e procesit të dorëzimit/depozitimit të deklaratave të pasurisë për subjektet e rivlerësimit.

Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë subjekteve të rivlerësimit si dhe për të siguruar një shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë, ILDKPKI ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të ngritur infrastrukurën dhe vënë në dispozicion burimet njerëzore të nevojshjme për të administruar procesin e dorëzimit/depozitimit të deklaratave për të gjithë subjektet e rivlerësimit.

Për këtë qëllim, si dhe duke pasur parasysh numrin e madh të subjekteve të rivlerësimit, ILDKPKI ju njofton se shërbimi që do të ofrohet për këtë proces do të jetë i arritshëm çdo ditë të javës, nga e hëna në të premte, ora 8:00 deri në 18:00, ndërsa të shtunë dhe të dielë, nga ora 9:00 deri në 17:00.

______________________________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN

© 2011 ILDKPKI, Të gjithë të drejtat e rezervuara
Kjo faqe u mbështet nga: