| |
| Konflikti
i Interesave |
| |
| |
| Inspektorati
i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është autoriteti
qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit nr.9367, datë 7.4.2005
“ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve
publike”.
Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji
në institucionet publike janë:
a) eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni
publik;
b) drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësi të ngarkuara
a të ngritura posaçërisht, sipas nevojës dhe mundësive të çdo institucioni
publik;
c) institucionet eprore.
|
| |
 |
Çfarë
është një konflikt interesash? |
| |
“Konflikt
i interesit” është gjendja e konfliktit |
- ndërmjet
detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari,
- në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë
ose të tërthortë,
- që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur
ndikojnë
- në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave
dhe përgjegjësive të tij publike.
|
Interesat
private perfshijne: |
• Të drejtat
dhe detyrimet pasurore të çdo lloj natyre
• Çdo marrëdhenie tjetër juridiko-civile
• Dhurata, premtime, favore dhe trajtime preferenciale
• Negocime të mundshme për punësim në të ardhmen
nga ana e zyrtarit
• Angazhime në veprimtari private
• Marrëdhënie familjare, të bashkëjetesës, të komunitetit,
etnike, fetare, të njohura të miqësisë ose armiqësisë.
|
Konflikti
i interesit mund të jetë rast pas rasti ose i vazhdueshëm |
• “Konflikt
rast për rast i interesit” është
|
- gjendja
me konflikt interesi,
- në njërën nga tri llojet (faktik, i mundshëm,
në dukje),
- që shfaqet rast për rast
- dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;
|
• “Konflikti
i vazhdueshëm i interesave”
|
- është gjendja,
në të cilën konflikti i interesit (i mundshem
apo në dukje) mund të shfaqet
- në mënyrë të përsëritur
- dhe/ose të shpeshtë
- në të ardhmen
|
| Vendimmarrje
për një akt do të vlerësohet në çdo rast |
•
Çasti i fundit i procesit vendimmarrës, gjatë të
cilit vendoset përmbajtja përfundimtare për një
akt;
• edhe ato çaste paraprake të vendimmarrjes, të
cilat janë thelbësisht të rëndësishme dhe përcaktuese
për përmbajtjen përfundimtare të aktit;
• një zyrtar ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese
për një akt, nëse pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi
i tij në vendimmarrjen për këtë akt, përcaktojnë
përmbajtjen e aktit.
|
|
 |
Mënyra
e kryerjes së detyrave publike dhe detyrimi për parandalimin
e konfliktit të interesit |
| |
Me
zgjedhjen ose emërimin e tij e në vazhdim, zyrtari
ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë,
sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme,
çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në
rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën
apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të,
ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët. |
|
| |
Detyrat
e autoriteteve përgjegjëse: |
| |
a)
njoftojnë me shkrim zyrtarët për detyrimin për deklarim
në ILDKP;
b) mbledhin deklaratat e zyrtarëve dhe i dorëzojnë
në ILDKP brenda afateve ligjore;
c) shpërndajnë dhe mbledhin autorizimet e detyrueshme
për t’u lëshuar nga zyrtarët sipas nenit 10 të ligjit
PKI;
ç) njoftojnë ILDKP-në për ndryshimet e zyrtarëve-subjekte
të deklarimit në ILDKP;
d) mbajnë regjistra:
• për konfliktin rast për
rast të interesit;
• për deklarimin periodik
të zyrtarëve.
dh) informojnë zyrtarët në lidhje me ligjin PKI, me
të drejtat e detyrimet e tyre;
e) kërkojnë këshilla nga Inspektorati i Lartë për
zbatimin e ligjit PKI.
|
|
| |
Detyrime
të tjera të zyrtarëve: |
| |
a)
Deklarimi rast pas rasti i interesave
private të zyrtarëve që mund të bëhen shkak për lindjen
e një konflikti interesi
• vetëdeklarimi, bëhet para
çdo vendimmarrjeje, për ekzistencën e konfliktit të
interesit;
• është detyrim pozitiv, pra
kërkohet deklarimi i interesit privat, jo i mungesës
së tij;
• deklarimi i interesit nuk
e shmang zyrtarin nga përgjegjësia e parandalimit
dhe zgjidhjes së tij.
b) Autorizimi
• lëshohet nga çdo zyrtar;
• brenda 30 ditëve nga data
e fillimit të punës;
• në favor të institucionit
publik ku ushtron funksionet;
• ka vlerë për të gjithë kohën
që zyrtari ushtron detyrën publike;
• ka vlerë për çdo kohë, pavarësisht
nga mosvazhdimi i detyrës publike (për ato të dhëna
të interesave private, të cilat mund të lidhen me
ushtrimin e detyrës publike në
kohën e ushtrimit të saj);
• ka të njëjtën vlerë edhe
për çdo institucion epror, si dhe për ILDKP-në |
|
| |
Ofrimi
i informacionit, për interesave private të zyrtarit
në konflikt interesi është: |
Detyrë
për:
• Çdo zyrtar tjetër që ka
dijeni, në veçanti e eprorit;
• Çdo institucion publik,
që ka dijeni.
E drejtë:
• E palëve të interesuara
që preken nga veprimet e zyrtarit;
• E çdo personi, që ka dijeni
dhe interes në përgjithësi.
|
|
| |
Mbrojtja
për dhënien e informacioneve |
Çdo
zyrtar apo çdo subjekt, që ofron informacion për rastet
e konfliktit të interesave të padeklaruara nga zyrtarët,
përfiton mbrojtje të veçantë administrative. |
|
| |
Në
ligjin PKI janë parashikuar shprehimisht kufizime
të interesave privatë të zyrtarit për parandalimin
e konfliktit rast për rast të interesit për çështje
të veçanta si:
|
•
Ndalimi i lidhjes së kontratave
• Ndalime në sigurimin e të ardhurave për shkak
të funksionit të veçantë
• Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve
ose trajtimeve preferenciale
• Kufizimi i interesave të personave të lidhur me
zyrtarin
|
| |
|
 |
Mënyrat
bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave |
| |
1.
Për zyrtarin |
•
transferim ose tjetërsim i interesave private;
• vetëpërjashtim nga vendimmarrja;
• dorëheqje nga angazhimet, detyrat
private;
• dorëheqje nga funksioni publik;
• njoftimi i eprorit dhe provimi
e dokumentimi i zgjidhjes së konfliktit të interesit;
• përsëri përgjegjës për masa të
pafrytshme.
|
| |
2.
Për eprorin ose institucionin epror: |
•
kufizimi i informacioneve për zyrtarin;
• mosngarkimi i detyrave;
• moslejimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje;
• rishikimi, ndryshimi i detyrave
dhe kompetencave të zyrtarit;
• transferimi i zyrtarit në një
detyrë tjetër;
• shmangia e emërimit, zgjedhjes
së zyrtarit;
• anullimi, revokimi i aktit administrativ,
të marrë në kushtet e konfliktit të interesave.
|
| |
Zgjidhja
e rasteve të veçanta të konfliktit të vazhdueshëm të interesave
(për zyrtarët e përcaktuar në nenet 27-32 të ligjit PKI): |
|
| |
1.
zyrtari të cedojë nga detyra |
•
me dorëheqje |
2.
zyrtari të cedojë nga interesat |
•
të heqë dorë nga funksionet
drejtuese ose të anëtarësisë në organet drejtuese
•
të ndërpresë ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse
•
të transferojë të drejtat e zotërimit aktiv të aksioneve/pjesëve
në kapital
|
Secila
prej zgjidhjeve të mësipërme duhet bërë brenda afateve dhe
duhet dokumentuar. |
|
| |
Sanksionet: |
|
| |
-
Mbi zyrtarin: |
•
ndjekje penale kur konflikti
i interesave shndërrohet në vepër penale korruptive
•masa
administrative per shkelje te detyrimeve te percaktuara
ne ligjin PKI, të cilat jepen nga
Inspektori i Përgjithshëm
•5
000 lekë minimumi- 400 000 lekë maksimumi
•masa
disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale ose administrative
|
-
Mbi eprorët: përgjegjësia penale dhe/ose administrative
dhe disiplinore |
| |
| |
|
|
 |