| |
| Rreth
nesh |
| |
| |
|
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit
të Pasurive ka filluar funksionimin në bazë të ligjit nr. 9049,
date 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve
financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike“. |
| |
 |
Deklarimi
i interesave private |
| “Inspektorati
i Lartë” nën përgjegjësinë e Inspektorit të Përgjithshëm, administron
deklarimin e pasurisë, të detyrimeve financiare, ushtron kontroll
të drejtpërdrejtë, mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative
rreth deklarimeve të personave që mbartin detyrimin ligjor për deklarim
të interesave private.
ILDKP bashkëpunon me organet e auditimit dhe me strukturat e tjera
përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
|
| |
 |
Parandalimi
i konfliktit të interesave |
| ILDKP
në bazë të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 është Autoriteti Qendror
Përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin
e funksioneve publike.
Kompetencat e ILDKP-së u shtuan me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9367,
datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin
e funksioneve publike”. Konkretisht, Inspektorati i Lartë drejton
dhe përmirëson politikat e parandalimit dhe shmangies së konfliktit
të interesave; ofron asistencë teknike për këshillimin dhe mbështetjen
e nismave ligjore e nënligjore të ndërmarra nga institucionet publike
për parandalimin e konfliktit të interesave; monitoron, kontrollon
dhe vlerëson zbatimin e këtij ligji etj. (neni 41 e 42 i ligjit). |
| |
|
 |