-
Zyrtarët, subjekte të ligjit, të sapoemëruar në detyrë, brenda 30
ditëve nga data e emërimit, duhet të plotësojnë dokumentin zyrtar,
“Deklaratë e interesave private para fillimit të detyrës”, duke
pasqyruar në të, të gjitha interesat private që ekzistojnë për vehte,
bashkëshortin/en dhe fëmijët madhorë deri në ditën e fillimit të
detyrës.
- Zyrtarët që mbartin detyrimin për deklarim,
brenda datës 31 mars të çdo viti detyrohen të paraqesin dokumentin
zyrtar “Deklaratë e interesave private periodik/vjetor”, duke
pasqyruar në të vetëm ndryshimet e ndodhura në interesat private
të deklaruara më parë, interesat e lindur gjatë vitit që deklarohet
dhe çdo e ardhur e fituar gjatë gjithë vitit për të cilin bëhet
deklarimi.
- Zyrtarët, subjekte të ligjit, të larguar nga
detyra, brenda 15 ditëve nga ndërprerja e marrëdhënieve financiare,
duhet të plotësojnë dokumentin zyrtar, “Deklaratë e interesave
private Pas Largimit”, duke pasqyruar në të vetëm interesat private
të shtuara ose të pakësuara nga deklarimi i mëparshëm deri në
datën e largimit nga funksioni për vehte, bashkëshortin/en dhe
fëmijët madhorë deri në ditën e largimit nga detyra.
|