Albanian English

Autoriteti Pergjegjes

Roli dhe detyrat e Autoriteteve Përgjegjëse

Autoriteti ose strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit per parandalimin e konfliktit të interesave, në institucionet publike janë dhe:

  • eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni publik;
  • drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësi të ngarkuara a të ngritura posaçërisht, sipas nevojës dhe mundësive të çdo institucioni publik;
  • institucionet eprore.

 Autoriteti përgjegjës kryen detyrat e mëposhtme:

a) mbledh dhe dokumenton interesat private të zyrtarëve;

b) shpërndan dhe mbledh autorizimet e detyrueshme për t’u lëshuar nga zyrtarët sipas nenit 10 të ligjit;

c) krijon regjistrin përkatës dhe mban regjistrimet rast për rast të KI;

ç) u sugjeron zyrtarëve dhe/ose eprorëve të tyre, çështjet dhe momentet kur zyrtarët, dhe/ose eprorët e tyre duhet të tregohen të kujdesshëm për parandalimin e KI;

d) kryen verifikim të interesave të deklaruara apo të padeklaruara të zyrtarëve;

dh) mbështet eprorin e zyrtarit në marrjen e masave disiplinore apo në propozimin për vendosjen e gjobave në rast kundërvajtjesh administrative të zyrtarit për rastet që lidhen me KI;

e) përgatit guida, informon, këshillon zyrtarët për të drejtat e detyrimet e tyre dhe për parandalimin sa më të mirë të KI;

ë) merr masa për të siguruar aksesin dhe informimin e publikut në të dhënat personale të zyrtarëve dhe në dokumentet e tjera zyrtare që lidhen me konfliktin e interesit;

f) në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike:

  • merr masa për të lehtësuar ankimin administrativ të palëve të interesuara në lidhje me aktet e marra në KI;
  • mbështet institucionin, në ndërmarrjen e hapave ligjore për dëmshpërblimin e palëve të treta të dëmtuara dhe kalimin e barrës së dëmshpërblimit te zyrtarët përgjegjës;
  • kryen hetim administrativ në lidhje me KI të zyrtarëve;

g) mbështet ILDKP-në, në kryerjen e deklarimit periodik të interesave (pasurisë) të zyrtarëve;

gj) u bën me dije zyrtarëve çdo këshillë apo udhëzim të ILDKP-së;

h) mbështet misionet për hetimin administrativ të ILDKP-së në institucionin e tyre;

i) i paraqet Inspektoratit të Lartë një raport për rastet e konflikteve të interesave, mënyrën e trajtimit të tyre;

© 2011 ILDKPKI, Të gjithë të drejtat e rezervuara
Kjo faqe u mbështet nga: