Ndihme per Zyrtaret
- Si te shmanget Konflikti
- Si te plotesohet Deklarata
- Afatet e Deklarimit
- Formulare Deklarimi
- Subjektet Deklarues
Raportet Vjetore
Dokumenta te ILDKP
- Udhëzim për Autoritetet Përgjegjëse
- Rregullore e Brendshme e ILDKP
- Rregullore per Parandalimin e Konfliktit te Interesave
- Metodike
Te tjera
Autoriteti Pergjegjes
Roli dhe detyrat e Autoriteteve Përgjegjëse
Autoriteti ose strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit per parandalimin e konfliktit të interesave, në institucionet publike janë dhe:
- eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni publik;
- drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësi të ngarkuara a të ngritura posaçërisht, sipas nevojës dhe mundësive të çdo institucioni publik;
- institucionet eprore.
Autoriteti përgjegjës kryen detyrat e mëposhtme:
a) mbledh dhe dokumenton interesat private të zyrtarëve;
b) shpërndan dhe mbledh autorizimet e detyrueshme për t’u lëshuar nga zyrtarët sipas nenit 10 të ligjit;
c) krijon regjistrin përkatës dhe mban regjistrimet rast për rast të KI;
ç) u sugjeron zyrtarëve dhe/ose eprorëve të tyre, çështjet dhe momentet kur zyrtarët, dhe/ose eprorët e tyre duhet të tregohen të kujdesshëm për parandalimin e KI;
d) kryen verifikim të interesave të deklaruara apo të padeklaruara të zyrtarëve;
dh) mbështet eprorin e zyrtarit në marrjen e masave disiplinore apo në propozimin për vendosjen e gjobave në rast kundërvajtjesh administrative të zyrtarit për rastet që lidhen me KI;
e) përgatit guida, informon, këshillon zyrtarët për të drejtat e detyrimet e tyre dhe për parandalimin sa më të mirë të KI;
ë) merr masa për të siguruar aksesin dhe informimin e publikut në të dhënat personale të zyrtarëve dhe në dokumentet e tjera zyrtare që lidhen me konfliktin e interesit;
f) në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike:
- merr masa për të lehtësuar ankimin administrativ të palëve të interesuara në lidhje me aktet e marra në KI;
- mbështet institucionin, në ndërmarrjen e hapave ligjore për dëmshpërblimin e palëve të treta të dëmtuara dhe kalimin e barrës së dëmshpërblimit te zyrtarët përgjegjës;
- kryen hetim administrativ në lidhje me KI të zyrtarëve;
g) mbështet ILDKP-në, në kryerjen e deklarimit periodik të interesave (pasurisë) të zyrtarëve;
gj) u bën me dije zyrtarëve çdo këshillë apo udhëzim të ILDKP-së;
h) mbështet misionet për hetimin administrativ të ILDKP-së në institucionin e tyre;
i) i paraqet Inspektoratit të Lartë një raport për rastet e konflikteve të interesave, mënyrën e trajtimit të tyre;



