ILDKP » Njoftime

29 Maj 2012
RAPORT

I INSPEKTORATIT TE LARTE TE DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TE PASURIVE

VITI 2011

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërgjegjësimin, parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në administratën publike.

Institucioni ka vepruar në përmbushje të detyrimeve ligjore; në rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; si dhe duke iu përmbajtur në mënyrë rigoroze rekomandimeve të Progres Raportit të vitit 2011, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional;

Forcimi dhe përmirësimi i kapaciteteve të ILDKP

Në funksion të parandalimit të konfliktit të interesave, por dhe të përmbushjes së detyrimeve ligjore, Inspektorati i Lartë ka qenë mjaft aktiv në dhënien e mendimeve, ofrimin e zgjidhjeve si dhe trajtimin e rasteve të ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është që këto raste ofruar për interpretim, trajtim apo zgjidhje, një total prej 210 raste, janë si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm që ILDKP ka me institucionet publike, Autoritetet Përgjegjëse, me nëpunësit publikë, me median dhe me shoqërinë civile, si dhe përmes informacioneve të marra nga burime të ligjshme.

Në kuadër të rolit parandalues dhe ndërgjegjësimit të zyrtarëve dhe Autoriteteve Përgjegjëse, ILDKP ka marrë këto masa:

Kontrolle pranë Autoriteteve Përgjegjëse në rreth 90 institucione publike qendrore

Fushatë ndërgjegjësuese në bashkëpunim me OSBE-në për trajnimin e zyrtarëve të administratës së qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të muajit Maj 2011.

Ø Ngritja e 49 autoriteteve të reja përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave në agjenci në varësi të institucioneve qendrore si edhe në të gjitha njësitë e qverisjes lokale.

Ø ILDKP me qëllim ndërgjegjësimin e zyrtarëve për çështjet e konfliktit të interesave, ka publikuar 2 guida, Guidë për parandalimin e konfliktit të interesave në qeverisjen vendore, si dhe Guidë për parandalimin e konfliktit të interesave në administratën tatimore.

Administrimi i deklaratave

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë ka administruar, duke kaluar më pas në procesin e skanimit si dhe në fazat e tjera të kontrolleve, një total prej 5333 deklarata të interesave private,  të cilat kanë kaluar më tej në proceset e tjera kontrolluese.

Në Inspektoratin e Lartë është krijuar një strukturë e posaçme që ofron konsulencë për zyrtarët mbi mënyrën e plotësimit të deklaratës së interesave private. Angazhimi në këtë drejtim ka ndikuar ndjeshëm në uljen me rreth 50% të deklaratave të dorëzuara me problem formale krahasuar me një vit më parë.

Kontrolli Aritmetiko-logjik dhe kontrolli i plotë

Kontrolli aritmetiko-logjik është pikënisja kryesore e evidentimit të problemeve me pasurinë dhe konfliktin e interesave tek subjektet deklarues. Inspektorati i Lartë ka kryer kontrollin aritmetiko-logjik për të gjitha deklaratat e dorëzuara gjatë vitit 2011. Nga numër i përgjithshëm, 116 subjekte kanë kaluar në kontroll të plotë për shkak të mospërputhjes mes aseteve të krijuara dhe burimit financiar të tyre.  Gjithashtu, në fazën e kontrollit të plotë, gjatë vitit 2011 kanë kaluar edhe:

o        Për shkak të funksionit                                           108 subjektë:

o        Përzgjedhja nga shorti                                           188 subjektë

o        Nga burime të ligjshme, si media, publiku etj        10 subjekte

Pra, në total, kanë kaluar në kontroll të plotë       422 zyrtarë.

o        Hetimi administrativ

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë ka kryer procedurën e hetimit administrativ në 28 raste, gjatë të cilës janë kryer investigime të thelluara në regjistra publikë, si kqyrje në vend, verifikime në terren, si edhe janë përfshirë ekspertë të liçensuar të fushave të ndryshme.

Gjatë vitit 2011, janë marrë masat ndëshkimore si më poshtë:

Masa administrative për shkelje të afateve në deklarim

86 subjekte

Masa administrative për shkelje të rregullave të deklarimit

23 subjektëve deklarues.

Gjatë vitit raportues, ILDKP është angazhuar në ndjekjen e procedurave ligjore për ekzekutimin dhe shlyerjen e gjobave edhe nëpërmjet zyrave të Përmbarimit.

Masa administrative për konflikt interesi

- Është aplikuar masë administrative gjobë për 8 zyrtarë të gjendur në kushtet e konfliktit të interesave, si dhe për shkelje të ligjit mbi parandalimin e konfliktit të interesave.

Të dhënat më të detajuara janë në dispozicionin Tuaj në raportin e plotë.

Disa prej këtyre rasteve të konfliktit të interesit janë të një natyre specifike, të cilat përfshijnë fushën e arsimit dhe subvencioneve, që paraqesin një interes të vecantë për publikun. Rekomandimet e dhëna nga Inspektorati i Lartë janë vlerësuar maksimalisht nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe janë marrë masa konkrete,

Gjithashtu, disa institucione kanë evidentuar në total 13 raste të konfliktit të interesave.

Numri i vogël i rasteve konkrete është rezultat i ulët dhe rrjedhojë e profilit të ulët administrativ që kanë në përgjithësi personat që ushtrojnë funksionet e Autoritetit Përgjegjës. Nga referimet pranë Inspektoratit të Lartë, autoritetet përgjegjëse në përgjithësi konsiderojnë si shkak të performancës së ulët vështirësitë në marrjen e informacionit nga strukturat eprore apo nga zyrtarët e niveleve, kryesisht të larta.

Kallëzime Penale

Inspektorati i Lartë ka kërkuar nga organi i Prokurorisë nisjen e procedimit penal ndaj 16 subjekteve deklarues të niveleve të ndryshme;        5 zyrtarë  të kallëzuar për kundërvajtje penale të parashikuar në paragrafin e parë të nenit 257/a.

        11 zyrtarë të kallëzuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 257/a të K.Penal

Sipas një informacioni statistikor, nga prokuroritë e rretheve gjyqësore, për vitin 2011 janë rregjistruar 16 (gjashtëmbëdhjetë) procedime penale, janë përfunduar 12 (dymbëdhjetë) procedime penale dhe janë në fazën e hetimeve paraprake 4 (katër) procedime penale.

Ø Nga 5 (pesë) rastet e kallzuara për deklarim të rremë apo fshehje pasurie, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal,

-         Për 4 (katër) kallzime, organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e procedimit penal. Kundër vendimeve të pushimit, ILDKP ka paraqitur ankim pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe në gjykatë.

-        Në 2 (dy) nga këto procedime, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur lenien në fuqi të vendimit të pushimit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ankimit të ILDKP, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur pranimin e ankimit të ILDKP, shfuqizimin e vendimeve të pushimit dhe kthimin e cështjes për hetime të metejshme.

-        Në 2 (dy) procedimet e tjera,  mbi bazën e ankimit të ILDKP, Prokuroria Përgjithshme ka vendosur shfuqizimin e vendimeve të pushimit, duke lënë detyra konkrete për t’u kryer nga organi i prokurorisë.

-        1 (një) procedim, është në fazën e hetimeve paraprake.

Ø  Nga 11 (njëmbëdhjetë) rastet e kallzuara për refuzim për deklarim, parashikuar nga neni 257/a/1 i Kodit Penal:

-         Për 8 (tetë) procedime janë përfunduar hetimet paraprake dhe janë dërguar për gjykim në gjykatat e rretheve gjyqësore sipas juridiksionit përkatës.

-         Vetëm 2 (dy) procedime janë në fazën e hetimeve paraprake

-         Për 1 (një) rast është vendosur pushimi i  procedimit penal dhe është në proces ankimimi nga ILDKP.

Rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera

Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, me iniciativë të Inspektoratit të Lartë dhe në prezencë të përfaqësuesve të Misionit të PAMECA-s në ILDKP, në muajin nëntor u organizua një tryezë e rrumbullakët, me përfaqësues të Njësive të Përbashkëta Hetimore.

-         Inspektorati i Lartë, në bashkëpunim me projektin PACA nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me ALUIZNI, DPSHTRR, dhe ZRPP Tiranë.  Në fillim të vitit 2012 janë finalizuar Marrëveshjet e Bashkëpunimit edhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit.

-         ILDKP në bashkëpunim me OSBE organizoi një takim të përbashkët me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës; ka vijuar bashkëpunimi me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave; me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit e të Liçensimit, si edhe me operatorët telefonikë

-         Në cilësinë e Institucionit lider të Rrjetit të Ekspertëve për vendet e rajonit, si dhe me mbështetjen e Sekretariati RAI, ILDKP organizoi 2 takime pune, konkretisht në Janar dhe Prill 2011.

-         Në maj të vitit 2011, pranë Inspektoratit të Lartë, u atashuan përfaqësues të Misionit PAMECA, me qëllim hetimin dhe investigimin e pasurive të zyrtarëve jashtë territorit të Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga praktika e mirë e disa vendeve europiane, ILDKP vlerëson se nevojitet ngritja e një sektori të posaçëm në ILDKP, me kompetencat e oficerit të policisë gjyqësore për kryerjen e hetimeve paraprake penale të rasteve të fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë, apo rasteve të konfliktit të interesave kur ato përbëjnë elementë e një vepre penale.

Ndërgjegjësimi i shoqërisë civile

Transparenca institucionale është konsideruar si hap i parë dhe i sigurt drejt vendosjes së ura të bashkëpunimit, jo vetëm me median dhe shoqërinë civile, por dhe me qytetarët. Në funksion të realizimit të këtij misioni, Inspektorati i Lartë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë:

-         Organizimi për të tretin vit me rradhë të aktivitetit “ILDKP, me dyer të hapura”, që shënon një nivel të lartë transparencë të institucioneve publike shqiptare.

-         Transparenca institucionale është bërë e mundur dhe përmes faqes zyrtare të internetit; njoftimeve mediatike e intervistave.

-         Për vitin raportues, Inspektorati i Lartë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë, ka dhënë rreth 1200 fotokopje të deklaratave të interesave private, pa pagesë, medias,shoqërisë civile, etj.

Performanca institucionale

Edhe për vitin 2011, performanca institucionale e Inspektoratit të Lartë është vlerësuar përgjithësisht me nota pozitive, kryesisht nga raporti i Freedon House; nga raporti vjetor i OSBE-së, publikuar në shtator 2011; si edhe në progres raportin e Komisionit Evropian, publikuar në tetor 2011.

Performanca financiare

Nga fondi i përgjithshëm buxhetor, për periudhën e raportuar, Inspektorati i Lartë, ka realizuar vlerën buxhetore në 88.2 milion lekë ose 98%, të fondit të planifikuar buxhetor.

Ju faleminderit!

18 Maj 2012
ILDKP-Agjencioni Kundër Korrupsionit i Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Institucionet kryesore të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri dhe në Kosovë shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë për përmirësimin e teknikave të hetimit administrativ ndaj zyrtarëve publikë.

Në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar ditën e Premte (18.05.2012), Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Agjencioni Kundër Korrupsionit i Kosovës (AKK), do të angazhohen në hartimin e strategjive dhe politikave rajonale në parandalimin e korrupsionit në fushat e veprimtarisë institucionale respektive, si edhe në shkëmbimin e eksperiencës në procedurat e deklarimit të interesave private dhe parandalimit e trajtimit të rasteve të konfliktit të interesave.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla, e vlerësoi nënshkrimin e Marrëveshjes me homologët kosovarë një ngjarje shumë të veçantë, e cila përfshin në vetvete edhe simbolin kombëtar. “Firmosja e aktit të përbashkët ka një simbolikë të veçantë, pasi përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne sot, ashtu si edhe dy shtetet tona, dëshmojmë se kufijtë territorialë tashmë janë thjesht një konvencion gjeografik, të cilat nuk na pengojnë të koordinojmë veprimet dypalëshe për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Hasan Preteni, duke vlerësuar shumë të rëndësishëm Marrëveshjen e Bashkëpunimit me institucionin shqiptar, ofroi angazhimin maksimal të stafit të tij për të kontribuuar në luftën e përbashkët kundër korrupsionit. Duke iu referuar raporteve pozitive që ekzistojnë ndërmjet dy institucioneve, z. Preteni u shpreh se “bashkëpunimi i institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës është natyral dhe nuk kërkon impenjime të tepërta formale”. Gjithashtu, drejtuesi i AKK-së vlerësoi rolin mbështetës që ka luajtuar ILDKP në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve investiguese për agjencisë e Kosovës.

Albi SERANI

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

28 Prill 2012
“Dhurata milionëshe për politikanë e gjyqtarë

1- Në datën 31 mars ka përfunduar dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurive nga zyrtarët shqiptarë, ka ndër ta që nuk e kanë respektuar këtë afat?

Inspektorati i Lartë, aktualisht është në fazën e përpunimit të informacionit lidhur me procesin e deklarimit të interesave private në afatin ligjor. Brenda pak ditësh do të kemi një informacion të plotë dhe mbi të gjitha, do të bëjmë publike rastet e vonesave në deklarim apo rasteve të mosdorëzimit të formularëve të pasurisë. Në një vështrim të shpejtë, janë konstatuar vonesa në dorëzimin e deklaratës së pasurisë në disa raste. Ndërkohë, po shqyrtohen edhe rastet e mosdorëzimit. Për secilin subjekt që nuk ka respektuar afatin ligjor të deklarimit të pasurisë, pa arsye ligjore, do të aplikohen sanksionet administrative “gjobë” dhe lista e zyrtarëve të ndëshkuar do të jetë e aksesueshme për publikun e median.

2- A mund të bëni një bilanc të denoncimeve që ju keni bërë për zyrtarët e lartë shqiptarë dhe sa nga ta janë dënuar nga gjykatat shqiptare? Keni pasur probleme, sipas jush, në hetimet që ka bërë më pas prokuroria?

Inspektorati i Lartë, në respektim të opinionit dhe në përmbushje të detyrimit të tij ligjor për transparencë, ka bërë publik çdo rast zyrtari të evidentuar në shkelje të ligjit për “deklarimin e pasurive” dhe për “konfliktin e interesave”. Për nga numri i rasteve të referuara në organin e prokurorisë për zyrtarë të niveleve të ndryshme, Inspektorati i Lartë mund të thuhet se ka një histori suksesi që nga krijimi i tij. Duhet pasur parasysh se hetimi dhe më pas evidentimi i shkeljes së ligjit nga ana e zyrtarëve që janë të veshur me mantel shtetëror nuk është gjithnjë një sfidë e lehtë. Pasi këta persona, duke qenë se janë më të familjarizuar me kuadrin ligjor ekzistues, kanë më shumë mundësi të fshehin pasurinë e krijuar në mënyrë korruptive nëpërmjet manovrimit brenda hapësirave ligjore të parregulluara mirë. Gjithësesi, boshllëku ligjor në disa pika nuk e ka penguar Inspektoratin e Lartë të evidentojë shkelje, në disa raste shumë të rënda, për të cilat është kërkuar fillimi i procedimit penal.

Duke filluar nga fundi i vitit 2008, kohë kur kam nisur detyrën si Inspektor i Përgjithshëm, deri më sot, Inspektorati i Lartë ka kërkuar ndjekjen penale për rreth 70 zyrtarë të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe persona me pushtet të lartë publikë si ministër, deputet, sekretarë të përgjithshëm, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë në institucione qendrore, por edhe zyrtarë tatimore, doganorë e drejtues të pushtetit lokal.

Ecuria e mëtejshme e rasteve të referuara për kallëzim penal është kompetencë e institucioneve të drejtësisë- prokurorisë dhe më tej gjykata. Në kohë të ndryshme, Inspektorati i Lartë ka ngritur zërin lidhur me trajtimin joserioz që u bëhet nga institucionet që kanë për detyrën të japin drejtësi, rasteve të evidentuara me fshehje të pasurisë nga ana e zyrtarëve. Është një lloj presioni pozitiv që ka ushtruar institucioni ynë karshi organit të prokurorisë e më tej, në gjykata, nëpërmjet procedurave ankimuese, në ato raste kur ILDKP nuk ka qenë e bindur për mënyrën e pushimit të çështjeve apo të ngritjes së akuzave minimale ndaj zyrtarëve, të cilat më pas pushoheshin nga gjykata.

Inspektorati i Lartë ka pasur mbështetjen e fuqishme të medias dhe shoqërisë civile kur ka ngritur shqetësimin për atë që e kemi konsideruar si “mantel paprekshmërie” të krijuar nga ana e organeve të drejtësisë për zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Shqetësimi i ILDKP-së dhe më tej, amplifikimi i tij nga organet mediatikë, besoj, ka ndikuar në një ndryshim të situatës në kahun pozitiv. Gjatë vitit të fundit, disa raste korruptive të referuara nga Inspektorati i Lartë, janë trajtuar me seriozitetin e duhur ligjor nga ana e prokurorisë dhe çështjet tashmë presin vendimin përfundimtar në gjykatë.

3- Në deklarata publike, edhe në Kuvend – i fundit deputeti socialist Taulant Balla që denoncoi një anëtar të kabinetit Berisha – janë përmendur raste të zyrtarëve të lartë të cilët janë akuzuar se kanë transferuar para apo dhe kanë prona të pajustifikuara jashtë shtetit. Si qëndron ky problem, keni ndonjë hetim të tillë aktualisht?

Institucioni ynë është shumë i vëmendshëm ndaj çdo fakti ose dyshimi që bëhet publik në media apo tribuna të ndryshme politike e publike lidhur me raste korruptive apo fshehje të mundshme të pasurisë. Por, angazhohemi maksimalisht kur deklarimet apo informacionet për korrupsion shoqërohen me bashkëpunim të ndërsjelltë me cilindo që posedon të dhëna për pasuri të fshehura apo për konflikt interesi. Inspektorati i Lartë shpreson që deklaratat që bëhen nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, por edhe nga çdo tribunë tjetër publike, të jenë përtej konsumit politik të ditës. Referuar rastit që ngrini në pyetjen Tuaj, ILDKP kërkoi menjëherë, në mënyrë zyrtare, bashkëpunimin e deputetit Balla, për të ofruar informacionin që zotëronte lidhur me situatën e dyshuar korruptive. Ftesa ndaj deputetit u përsërit dy herë, por axhenda politike e tij, mesa duket, e ka penguar të paraqitet për të dhënë hollësi të mëtejshme. Në një vend ku liria e fjalës është e sanksionuar në Kushtetutë, ku media është gjerësisht e përhapur, është e lehtë të ngresh akuza për korrupsion ndaj kujtdo, përfshirë edhe ministra. Por, kur këto akuza mbeten thjeshtë për konsum të çastit, dhe këtu nuk i referohem vetëm deputeti Balla por edhe shumë kolegëve të tij politikanë, e them me bindje se kjo nuk e ndihmon aspak elementin më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian- luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor. Antikorrupsioni është një sfidë që na përket të gjithëve. Kërkohet një bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional dhe impenjim serioz nga kushdo që e ka për detyrë të kontribuojë.

4- Në deklarimet që i vijnë institucionit tuaj, ka shumë raste kur shuma në para apo prona janë cilësuar si dhurata nga të afërm për llogari të personit deklarues. Si e gjykoni këtë fenomen dhe a është kjo një indicije për hetim?

Shoqëria shqiptare, tradicionalisht, është e mbështetur fuqishëm tek raportet familjare. Në aspektin social ky është një element pozitiv për mirëzhvillimin e jetës në komunitet. Në këtë kuadër, edhe mbështetja financiare që ekziston ndaj njëri-tjetrit ndihmon në progresin e mëtejshëm ekonomik. Por, ka raste, dhe për këtë ka bindje të arsyeshme, që abuzohet me deklarimin e dhuratave apo favoreve që zyrtarë të ndryshëm i deklarojnë si të prejardhura nga persona familjarë. Inspektorati i Lartë ka evidentuar disa raste kur persona të ndryshëm, pa një biografi të suksesshme financiare, rezultojnë si dhurues apo huadhënës për zyrtarë të ndryshëm, të ardhurat e të cilëve janë shumë herë më të larta se personat që shënohen si kontribues financiar. Po ashtu, ILDKP evidenton rast pas rasti se ka zyrtarë, kryesisht gjyqtarë, por edhe funksione në të tjera, që vit pas viti deklarojnë se marrim dhurata në vlera të konsiderueshme monetare apo asete të paluajtshme. Këto raste cilësohen të dyshimta, pra që këto interesa mund të jenë rrjedhojë e veprimeve korruptive, por që mbulohen në formën e dhuratave apo huave.

Nga një statistikë e nxjerrë pak kohë më parë nga Inspektorati i Lartë, rezulton që janë disa miliona euro që qarkullojnë në radhët e zyrtarëve në format e huave apo dhuratave. Është një shumë, që cilësohet e lartë, e cila qarkullon jashtë sistemit bankar dhe që krijon dyshime të arsyeshme se në një pjesë të saj mund të ketë elementë korruptivë.

5- E njëjta histori është edhe për pasuri të cilat janë të regjistruara në emër të personave të afërt me personin deklarues, që në kontroll logjik ngjan si e pamundur të jetë krijuar prej tyre. Keni hetuar raste të tilla?

Ky është një problem i evidentuar nga Inspektorati i Lartë kohë më parë dhe ka pasur raste që janë kryer investigime në këtë drejtim. Por, hetimet e deritanishme kanë mbetur në një pikë mosvazhdimi, për faktin se institucioni nuk ka pasur hapësirën e duhur ligjore për të ushtruar kontroll të plotë edhe tek personat të tretë që rezulton të kenë lidhje financiare me zyrtarët. Në muajin Mars 2012, Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa amendime në Kodin Penal, ndër të cilat është edhe një propozim i Inspektoratit të Lartë. Në bazë të këtij ndryshimi, cilido person që ka lidhje interesash private me zyrtarët do të përballet me përgjegjësi ligjore nëse refuzon të deklarojë pasurinë apo nuk justifikon pasurinë e tij. Kjo është një masë shumë e rëndësishme ligjore, pasi nëpërmjet saj frenohet fenomeni tashmë i përhapur në radhët e zyrtarëve që shfrytëzojnë emra të persona të tjerë për regjistrimin e pasurive të tyre, për të cilat nuk arrijnë të justifikojnë burimin financiar të krijimit.

6- Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë që hetimi juaj të ketë besueshmëri dhe transparencë dhe mbi të gjitha, të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit?

Qëllimi i Inspektoratit të Lartë është pikërisht lufta kundër korrupsionit. Përsa i përket transparencës, e them me bindje se është një ndër institucionet investigues më transparentë në Shqipëri. Kjo mund të konstatohet lehtësisht në komunikimin periodik që zhvillohet me median, shoqërinë civile e qytetarët. Në këtë kuadër, pak ditë më parë u zhvillua edhe aktiviteti “ILDKP me dyer të hapura”, në të cilin kushdo është i ftuar të vizitojë institucionin dhe të interesohet mbi mënyrën se si zhvillohet hetimi administrativ nga stafi i kontrollit. Në kuadër të transparencës maksimale, Inspektorati i Lartë është shpesh aktiv në media, kryesisht me publikimin e të dhënave për pasuritë e deklaruara nga zyrtarët, si edhe në publikimin e çdo rasti zyrtari të konstatuar në shkelje të ligjit.

Qëllimi i institucionit dhe transparenca, të lidhura me njëra-tjetrën, krijojnë bazat për besueshmërinë ndaj punës së institucionit. Megjithatë, në këtë pikë ka ende punë për të bërë. Opinion publik ka bindje se zyrtarët, në përgjithësi, janë të korruptuar. Është një perceptim që zbulohet nga sondazhet e shumta që kryhen, pavarësisht faktit se jo domosdoshmërisht duhet bërë lidhja zyrtar-korrupsion. Nuk mund të mohohet që ka korrupsion. Por, nga ana tjetër, nuk mund të qëndrohet vetëm në deklarime publike apo në biseda në ambjente të ndryshme. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre ligjore për të parandaluar dhe ndëshkuar korrupsionit. Nga ana tjetër, edhe qytetarët dhe i gjithë opinioni publik duhet të angazhohet në denoncimin e çdo rasti abuziv me pushtetin shtetëror. Mendoj se besueshmëria e publikut ndaj institucioneve mund të arrihet vetëm me mbështetjen dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese. Në këtë mënyrë, institucionet do të ndjejnë presionin pozitiv të publikut, do të jenë më të përgjegjshëm në zbatim të detyrave të tyre dhe, në përfundim, suksesi në luftën kundër korrupsionit do të jetë si i institucioneve, por më shumë i qytetarëve.

7- Gjykoni se ndër zyrtarët e hetuar nga ju, ka prej tyre apo dhe të afërm me ta, që janë përfshirë në çështje pastrimi parash të ardhura nga veprimtari shtetërore?

Janë bërë publike disa raste, kur Inspektorati i Lartë ka krijuar bindje të arsyeshme se zyrtarë të ndryshëm apo persona të lidhur me ta janë përfshirë në veprimtari korruptive me qëllim pastrim parash. Po ashtu, raste të tjera i janë referuar organit të Prokurorisë ose Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për hetime të mëtejshme. Dyshime për pastrim parash përfshijnë nivele të ndryshme të zyrtarëve, përfshirë edhe ata që janë në pozicione të larta në administratën shtetërore.

8- Keni publikuar listën e zyrtarëve të lartë që do të hetohen imtësisht prej jush në bazë të shortit që është hedhur. Mund të shpjegoni si ndiqet në këtë rast procedura?

Pak ditë më parë, përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe qytetarë kishin mundësinë të përzgjidhnin zyrtarët që do të kalojnë në kontroll të plotë nëpërmjet procedurës së shortit. Dua të theksoj se është një aktivitet unik në llojin e tij në Shqipëri dhe ka një interes shumë të lartë qytetar për pjesëmarrjen në të.

Kontrolli i plotë, në të cilën do të kalojnë edhe 192 zyrtarët e përzgjedhur nga shorti, është faza më e rëndësishme e hetimit administrativ që zhvillon Inspektorati i Lartë. Gjatë këtij kontrolli vërehet saktësia e deklarimit të subjekteve deklarues, si edhe ekzistenca ose jo e konfliktit të interesave. ILDKP merr të dhëna në të gjitha agjencitë publike dhe private në Shqipëri (por edhe jashtë Shqipërisë kur ka të dhëna të besueshme). Gjithashtu, gjatë kontrollit të plotë, ILDKP kryen edhe verifikime në terren apo analiza financiare (për cështjet e aksioneve/kapitaleve në biznes, etj) vetë ose me ekspertë të liçensuar. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal (mars 2012), ILDKP ka mundësi të kryejë hetime edhe tek personat e lidhur me zyrtarin (persona të tretë), për të cilët krijohen dyshime të arsyeshme se kryejnë veprime për të fshehur pasuri të krijuara në mënyrë korruptive nga zyrtarët.

9- Ku ka mbetur ideja për kontrollin total të të ardhurave nga të gjithë shtetasit shqiptarë?

Detyrimi për deklarimin e të ardhurave nga qytetarët është një ligj që do të administrohet nga organi Tatimor. Zbatimi i këtij ligji pritet të japë një ndihmesë të rëndësishme në praktikën investiguese të Inspektoratit të Lartë. Sipas dispozitave të tij, çdo qytetar që realizon të ardhura mbi 2 milionë lekë të reja në vit, duhet të plotësojë formularin përkatës pranë administratës tatimore. Të dhënat e përftuara nga deklarimi i qytetarëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, do të përdoren edhe nga ILDKP-ja, për të verifikuar nëse qytetarët që u japin hua, borxh apo dhurata zyrtarëve i kanë ose jo mundësitë reale financiare. Kuadri ligjor po forcohet në të gjithë drejtimet, ç’ka do të thotë që krijohen të gjitha premisat për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit.

23 Prill 2012
“ILDKP, me dyer të hapura”. Hidhet shorti për përzgjedhjen e 4 për qind të zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria. Shkarko Këtu.

Fjala e Inspektorit të Përgjithshëm në aktivitetin “ILDKP, me dyer të hapura”. Shkarko Këtu.

Lista e plotë e 192 subjekteve të përzgjedhur në shortin e datës 23 Prill 2012. Shkarko Këtu.

30 Mars 2012
Shkarko intervistën ketu.

INTERVISTA PANORAMA/

Fshehja e Pasurive, Llalla: Drejtësia të ndëshkojë zyrtarët

Zoti Llalla, kjo është java e fundit kur zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë pasurinë. Nga të dhënat që keni ju në ç’masë është bërë deklarimi i pasurive deri tani? Çfarë masash do të merren nëse tejkalohet ky afat?

Rreth 4800 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues kanë detyrim të plotësojnë dhe të dorëzojnë formularin e deklarimit të pasurisë deri më 31 Mars 2012 për ndryshimet që kanë pësuar interesat e tyre private gjatë vitit 2011 vetë subjektet, si edhe personat e lidhur me ta, të cilët janë sipas ligjit bashkëshorti/ja e fëmijët madhorë brenda dhe jashtë çertifikatës familjare. Pra, subjektet duhet të plotësojnë rubrikat përkatëse të dokumentit ligjor për shtesat ose pakësimet e pasurive të tyre gjatë vitit të kaluar. Në rastin e shtesave, duhet të përcaktohet qartë burimi financiar që ka shërbyer për krijimin/zgjerimin e tyre. Gjithashtu, deklarohen të ardhurat e krijuara gjatë vitit 2011 nga pagat, qeradhëniet, interesat e llogarive bankare, etj., si edhe detyrimet financiare që kanë dhe ato që kanë shlyer, si kredi, huamarrje, borxh, etj.

Për shifra të sakta të procesit të dorëzimit të deklaratave të pasurisë preferoj të shprehem në përfundim të afatit ligjor. Gjithësesi, mund t’ju them që këto ditë fluksi i formularëve të mbërritur në ILDKP është me të vërtetë shumë i lartë. E veçantë është se thuajse të gjithë zyrtarët e lartë e kanë plotësuar detyrimin ligjor.

Për çdo zyrtar që tejkalon afatin ligjor, 31 Mars, në bazë të ligjit, zbatohen sanksionet administrative, të cilat arrijnë deri në 30.000 lekë të reja. Gjithashtu, masa administrative shoqërohet me publikimin në media të emrave të zyrtarëve që shkelin afatet ligjore. Nga përvoja e viteve të kaluara, ka rezultuar se afati i dorëzimit është shkelur kryesisht nga zyrtarët lokalë të zonave periferike të Shqipërisë. Ndërkohë që rreth 98% e subjekteve e respektojnë kufirin maksimal kohor, ç’ka dëshmon për ndërgjegjësimin e tyre në lidhje me respektimin e dispozitave ligjore.

Ju drejtoni ILDKP-në që nga tetori 2008. Nga kjo periudhë cili është zyrtari i lartë që ju keni kapur me shkelje dhe në çfarë shumë bëhet fjalë?

Inspektorati i Lartë administron dy ligje shumë të rëndësishme në fushën kundër korrupsionit: ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave. Të dy këto ligje kanë penalitetet përkatëse administrative, disiplinore dhe penale. Në mënyrë të përmbledhur për të dy ligjet, Inspektorati i Lartë ka evidentuar shkelje ligjore në zyrtarë në nivelë ministri, deputetë, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm në institucione qendrore, gjyqtarë dhe prokurorë.

Duke iu referuar interesit të opinionit publik lidhur me rastet e fshehjes së pasurisë, zyrtarët e lartë të konstatuar në shkelje të ligjit janë të nivelit gjyqtar, prokuror, sekretar i përgjithshëm dhe drejtorë drejtorie në ministri. Nga ana tjetër, janë konstatuar edhe zyrtarë lokalë, të cilët për nga pozicioni nuk renditen tek funksionet e larta shtetërore, por nga shifrat e mëdha të pasurisë së fshehur ose të padeklaruar është vërtetuar se kanë mundësi abuzimi shumë të mëdha.

Keni ngritur disa herë shqetësimin e zyrtarët e fshehin pasurinë jashtë shtetit. nga e keni ju këtë informacion dhe si mund të ndërhyhet në ligj që të zgjidhet ky problem? Në çfarë shifrash pasurie dyshohet se fshihet jashtë shtetit?

Fshehja e pasurisë jashtë shtetit është një problem permanent, e cila ka vështirësi të mëdha për t’u zbuluar. Nga ana ligjore, kjo çështje nuk ka asnjë pengesë, por problemi qëndron në faktin se nuk sigurohet informacion mbi vende apo banka konkrete ku dyshohet se fshihen këto pasuri. Për të investiguar pasuri që mendohet se fshihen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kërkohet një koordinim më i madh mes institucioneve ligjzbatuese dhe ato të krimit ekonomik. Deri më tani, Inspektorati i Lartë ka kryer disa hetime jashtë vendit me iniciativë të tij. Realisht, në ato pak raste kur kemi pasur mundësi të hetojmë në një objektiv të mirëpërcaktuar, nuk janë vërtetuar dyshimet e ngritura nga burime të ndryshme, kryesisht nga deklarata në foltore publike.

Në këto katër vite sa ka qenë numri i zyrtarëve të lartë që i keni çuar në prokurori dhe sa nga këto raste kanë përfunduar në Gjykatë? A ka një problem mes dy institucioneve, apo është problem ligjor fakti që një numër i vogël çështjes që përfundon në gjykatë?

Në periudhën që unë drejtoj Inspektoratin e Lartë janë dërguar në organin e prokurorisë rreth 70 zyrtarë, nga të cilët një pjesë për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe pjesa tjetër për “refuzim për deklarim të pasurisë”. Nëse i kthehemi shifrave në retrospektivë, mund të them se bilanci i trajtimit të tyre nga organet e drejtësisë, për Inspektoratin e Lartë, nuk ka qenë në nivelin e kënaqshëm. Në vitet e kaluara, Inspektorati i Lartë ka ngritur shqetësimin se çështje të ndryshme, me ndjeshmëri publike, nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur ligjor nga prokuroria ose, më tej, nga gjykata.

Për vitin 2011, Inspektorati i Lartë ka konstatuar një ndërgjegjësim në rritje nga organet e drejtësisë për ndjekjen dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve që janë evidentuar në shkelje nga institucioni ynë. Gjithësesi, mendoj se organi i prokurorisë dhe më tej gjykata kanë mundësi të dëshmojnë më shumë vendosmëri në zbatimin e ligjit përballë zyrtarë të korruptuar. Aktualisht, ekziston një frymë pandëshkueshmërie në radhët e zyrtarëve, një frymë pandëshkueshmërie në radhët e zyrtarëve, ç’ka është në dëm të madh të imazhit të shtetit ligjor në Shqipëri. Inspektorati i Lartë, brenda hapësirës së tij ligjore, do të vazhdojë të japë kontributin e tij në këtë drejtim. Shpresojmë se edhe sistemi i drejtësisë do të jetë më i angazhuar për forcimin e luftës kundër korrupsionit, duke filluar së pari në radhët e tij.

Në opinionin publik duket se ka dy perceptime: së pari perceptohet sikur ministrat dhe deputetët kryesisht deklarojnë vetëm rrogën e tyre apo të bashkëshorteve; dhe së dyti perceptohet se niveli i korrupsionit në këtë kategori është shumë i lartë. Si do t’ia arrini ju që të fitoni besimin e publikut në këtë drejtim?

Duhet të kemi parasysh se perceptimi dhe fakti real, pavarësisht se në rastin e korrupsionit në Shqipëri ecin në të njëjtin drejtim, jo gjithmonë kanë të njëjtën gjatësi vale. Problemi, në opinionin tim, qëndron në faktin se shumë qytetatë ankohen për korrupsionin, por jo të gjithë ndjekin rrugën institucionale për t’i zgjidhur shqetësimet e tyre. Në fakt, pranë Inspektoratit të Lartë mbërrijnë shpesh denoncime për raste abuzimi të zyrtarëve me postin publik. Institucioni i trajton me përparësi këto çështje dhe, në disa raste ka marrë masa ndëshkuese ose ka kërkuar nisjen e procedimit penal. Shkelje të ligjit për çështje të referuara nga publiku janë konkluduar me sukses në rastet kur qytetarët kanë sjellë të dhëna ose dyshime konkrete për fshehje pasurie apo për përfitime si rrjedhojë e konfliktit të interesave. Ndërsa pjesa tjetër kanë qenë denoncime të përgjithshme, pa bazë dhe pa informacione konkrete, të drejtëpërdrejta. Natyrisht, është detyrë e Inspektoratit të Lartë dhe e institucioneve të tjera ligjzbatuese të evidentojë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore zyrtarët e korruptuar. Gjithësesi, nxisim edhe qytetarët të jenë më aktivë në denoncime, pasi antikorrupsioni kthehet në histori suksesi kur kombinohen më së miri angazhimi i agjencive publike dhe opinionit të gjerë, medias e shoqërisë civile. Lufta kundër korrupsionit është çështje me interes të lartë publik. Për këtë arsye, të gjithë duhet ta ndjejmë veten pjesë përbërëse të saj.

28 Mars 2012
Fjala e Inspektorit te Pergjithshem te ILDKP, Z.Adriatik Llalla, ne takimin me Avokatin e Popullit.

Shkarko këtu

ILDKP-Avokati i Popullit nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Avokati i Popullit shprehën gatishmërinë e tyre për luftë të përbashkët kundër korrupsionit nëpërmjet Marrëveshjes së Bashkëpunimit, firmosur sot nga dy drejtuesit e institucioneve, z. Adriatik Llalla dhe z. Igli Totozani. Në qendër të këtij dokumenti dypalësh qëndron vullneti i mirë për të shkëmbyer informacion, si edhe për të zhvilluar hetime ndërinstitucionale ndaj zyrtarëve publikë, të cilët abuzojnë me detyrat shtetërore për përfitime personale.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Llalla, shprehu në mënyrë të përmbledhur qëllimin e dokumentit ndërinstitucional: “Inspektorati i Lartë dhe Avokati i Popullit administrojnë informacione të shumta për zyrtarë që dyshohet se janë të përfshirë në veprime korruptive. Marrëveshja e sotme synon pikërisht filtrimin e përbashkët të të dhënave dhe rezultate konkrete në ndëshkimin sipas ligjit të personave që shfrytëzojnë postin publik për të krijuar të ardhura personale“

Marrëveshja e Bashkëpunimit përkon me ditët e fundit të deklarimit periodik të pasurisë së zyrtarëve dhe kreu i Inspektoratit të Lartë. Z. Llalla u rikujtoi nëpërmjet komunikimit mediatik, të gjithë subjekteve se nuk do të tolerohet asnjë rast të shkeljes së afatit ligjor 31 Mars.

Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, z. Totozani, vlerësoi iniciativën e ILDKP për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe theksoi angazhimin e dy institucioneve për koordinim në luftën kundër korrupsionit. “Me Inspektoratin e Lartë do të kemi shkëmbim të shpeshtë informacioni lidhur me rastet e dyshuara të zyrtarëve që shfrytëzojnë postin publik në dëm të interesave te qytetarëve”, u shpreh z. Totozani.

Albi SERANI

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

19 Mars 2012
“Pasuritë, do të hetohen të afërmit dhe shokët e zyrtarëve”

Deri në fund të muajit mars, rreth 4800 zyrtarë duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në rast shkelje të këtij afati, drejtuesi i këtij institucioni, z. Adriatik Llalla, shprehet i vendosur të zbatojë sanksionet administrative “gjobë” pa asnjë tolerim. Në një intervistë për “Koha Jonë”, z. Llalla, ka shpjeguar hapësirat e mëdha investiguese që i janë krijuar institucionit që ai drejton nga amendimi i Kodit Penal, duke e vënë theksin tek hetimet për pasuri të regjistruara nga zyrtarët në emra të personave të tretë. Gjithashtu, kryeinspektori i kontrollit të pasurive shpjegon strategjinë e tij për luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, në zbatim të një prej rekomandimeve bazë të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Zoti Llalla, pak ditë para se të përfundojë afati i deklarimit të pasurisë për vitin 2011, Ju keni dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor, në të cilin thuhet se ju keni bërë edhe 16 kallëzime penale për zyrtarët të cilët e kanë fshehur apo nuk e kanë deklaruar pasurinë. Sa të lidhura janë këto dy momente, pra deklarimi dhe ndëshkimi dhe a e kanë marrë penalizimin e duhur këta zyrtarë në bazë të ligjit?

Afati përfundimtar për deklarimin nga ana e subjekteve të pasurive për vitin 2011 dhe dorëzimi i raportit vjetor të institucionit në Kuvendin e Shqipërisë janë momente të veçantë nga njëri-tjetri. Deklarimi i pasurive është detyrim i zyrtarëve që janë subjekte të ligjit, ndërsa dorëzimi i raportit vjetor është detyrim i institucionit karshi Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, shifrat konkrete që gjenden në raportin vjetor natyrisht janë rrjedhojë e hetimit administrativ që është bërë mbi deklaratat e interesave private të dorëzuara nga vetë subjektet.

Fillimisht, e shoh me interes të ndalem në momentin e detyrimit për deklarim. Siç dihet tashmë, deri më 31 Mars, të gjithë zyrtarët që mbartin detyrim për deklarim duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e pasurisë. Në këtë dokument, subjektet duhet të shënojnë shtesat apo pakësimet e pasurive të tyre gjatë vitit 2011, si edhe burimet e krijimit të aseteve të paluajtshme apo të luajtshme. Gjithashtu, duhen shënuar të ardhurat që kanë përfituar gjatë vitit të kaluar dhe detyrimet që kanë shlyer. I theksoj këto elementë, pasi ka ende zyrtarë të cilët, megjithëse kanë disa vite që deklarojnë, ende nuk e plotësojnë në mënyrën e duhur deklaratën e pasurisë. Për çdo rast tejkalimi të afatit ligjor në dorëzimin e e formularit të pasurisë pa arsye ligjore, Inspektorati i Lartë do të aplikojë masat administrative “gjobë” sipas dispozitave përkatëse. Nga një analizë e përgjithshme që ka bërë ILDKP, rezulton se mbi 90% e subjekteve deklarues janë në detyrë prej vitesh, ç’ka do të thotë që tashmë janë familjarizuar me respektimin e afatit për deklarim. Për këtë arsye, institucioni ynë nuk do të tolerojë asnjë rast vonese pa arsye ligjore, qoftë edhe një-ditore, në plotësimin e këtij detyrimi. Periudha që zyrtarët kanë në dispozicion për dorëzimin e formularit fillon në datën 3 Janar të çdo viti dhe përfundon më 31 Mars. Tre muaj janë mëse të mjaftueshëm për të bërë llogaritë mbi ndryshimet e interesave private.

Moment i dytë është ndëshkimi penal ndaj zyrtarëve….

Në raportin e ILDKP për vitin 2011, dorëzuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, janë paraqitur në planin statistikor mbi 140 raste zyrtarësh të ndëshkuar për shkelje të ndryshme të ligjit për deklarimin e pasurive dhe për parandalimin e konfliktit të interesave, nga të cilat 16 janë kallëzime penale. Ndër kallëzimet, në 5 raste është evidentuar nga ILDKP fshehje apo mosdeklarim i pasurisë dhe në 11 raste të tjera është evidentuar refuzimi për deklarimin e pasurisë, të dyja të parashikuara në nenin 257/a të Kodit Penal. Sipas një informacioni statistikor të mbërritur nga organi i Prokurorisë, ecuria e këtyre rasteve ka qenë e tillë: Nga 5 rastet e kallëzuara për deklarim të rremë apo fshehje pasurie, për 4 raste prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal. Kundër vendimeve të pushimit, ILDKP ka paraqitur ankim pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe në gjykatë. Në 2 nga këto procedime, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur lenien në fuqi të vendimit të pushimit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ankimit të ILDKP, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur pranimin e ankimit të ILDKP, shfuqizimin e vendimeve të pushimit dhe kthimin e cështjes për hetime të metejshme. Në 2 procedimet e tjera, Prokuroria e Përgjithshme, mbi bazën e ankimit të ILDKP, ka vendosur shfuqizimin e vendimeve të pushimit, duke lënë detyra konkrete për t’u kryer nga organi i prokurorisë. Ndërkohë që 1 procedim penal është dërguar për gjykim pak ditë më parë

Po ashtu, nga 11 rastet e kallëzuara për refuzim për deklarim, për 8 procedime janë përfunduar hetimet paraprake dhe janë dërguar për gjykim në gjykatat e rretheve gjyqësore sipas juridiksionit përkatës. Vetëm 2 procedime janë në fazën e hetimeve paraprake. Për 1 rast është vendosur pushimi i  procedimit penal dhe është në proces ankimimi nga ILDKP.

Pra, nga totali prej 16 kallëzime penale, janë dërguar deri më tani për gjykim 8 raste për refuzim për deklarim dhe vetëm 1 për fshehje të pasurisë. Ndërsa janë ende në shqyrtimin e organit të akuzës edhe katër raste e tjera të fshehjes së pasurisë.

Pra, nuk ka asnjë të dënuar nga këto raste?

Nga 16 rastet e kallëzuara gjatë vitit 2011, deri në momentin që po komunikoj me ju, nuk ka ende asnjë të dënuar. Gjithësesi, duhet marrë parasysh faktin se proceset gjyqësore kanë afate proceduriale dhe duhet pritur përfundimi i tyre për të dhënë përgjigje të plotë. Në rastet e dërguara më parë për gjykim është evidentuar se zyrtarët janë shpallur të pafajshëm ose kanë marrë dënime minimale me gjobë nga gjykata. Në gjykimin tonë, kjo ka ardhur si rezultat i hetimeve të paplota që ka kryer prokuroria ose zbutja e akuzës kundër zyrtarëve, ashtu edhe i asaj që mund ta konsiderojmë në terma të butë si dashamirësi e tepruar e gjykatës.

Z. Llalla, nëse e perifrazojmë termin “dashamirësi”, a mund të aludoj që është një shprehje më e zbutur për të mos përmendur fjalën “korrupsion” në radhën e gjyqësorit, të paktën në trajtimin e këtyre rasteve të korrupsionit?

Inspektorati i Lartë është një ndër institucionet kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe ka detyrimin ligjor që rastet korruptive t’i provojë me fakte konkrete. Pra, unë i qëndroj shprehjes “dashamirësi në gjykim”, për sa kohë nuk kemi prova për veprime korruptive. Gjithësesi, Inspektoratit të Lartë, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, me amendimet e fundit të Kodit Penal, i krijohen hapësirat për të verifikuar nëse “dashamirësia e tepruar” e gjyqësorit në çështje të natyrave të ndryshme, pra jo vetëm të rasteve me të dyshuar korruptivë, mund të jetë rrjedhojë e veprimeve për përfitime materiale nga ana e gjyqtarëve.

Gjithësesi, ekziston një perceptim i përgjithshëm në opinionin publik se korrupsioni është i përhapur në sistemin e drejtësisë….

Perceptimi është një gjë dhe korrupsioni i provuar është një gjë tjetër. Nuk mund ta mohoj kurrësesi që ky fenomen nuk ka gjetur përhapje edhe në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, shumë prej atyre që pretendojnë se kanë rënë pre e korrupsionit në prokurori apo gjykatë mjaftohen me shprehje opinion në ambjente publike apo private dhe nuk paraqesin prova e fakte konkrete. Ndoshta kjo është rrjedhojë e mungesës së besimit të qytetarëve tek institucionet publike, frymë që ka shumë vite që ka ekzistuar në vendin tonë. Por, e them me bindje se kjo panoramë po ndryshon. Inspektorati i Lartë ka aktualisht në shqyrtim disa çështje shumë voluminoze, të cilat kanë pasur si indicie pikërisht informacionin nga publiku. Për nga numri i rasteve të referuara nga qytetarët, konstatojmë me kënaqësi se ka një rritje të besimit tek Inspektorati i Lartë për luftën kundër korrupsionit. Në zbatim të rekomandimeve të Bashkimit Evropian, institucioni ynë e ka shndërruar në çështje prioritare antikorrupsionin në sistemin e drejtësisë. Ndihmesë e madhe në aktivitetin investigues të institucionit tonë do të jetë ndryshimi më i fundit në Kodin Penal, nëpërmjet të cilit forcohen ndjeshëm kapacitetet hetuese.

Vërej se po i referoheni amendimit në Kodin Penal si një mundësi më e madhe për suksesin në luftën kundër korrupsionit. Cili është përfitimi i Inspektoratit të Lartë?

Përfitimi është fuqizimi i kapacitetit investigues të Inspektoratit të Lartë. Në ndryshimet e fundit të Kodit Penal është marrë parasysh edhe një kërkesë e ILDKP, për amendimin e nenit 257/a të tij. Në bazë të këtij ndryshimi, përveç zyrtarëve, mbajnë përgjegjësi ligjore penale edhe ata persona që kanë lidhje ekonomike me zyrtarët (të afërm apo të rrethit shoqëror), të cilët refuzojnë të deklarojnë pasurinë kur kjo u kërkohet nga ILDKP apo bëjnë deklarim të rremë të pasurisë.

Në ligjin për deklarimin e pasurive ekziston një dispozitë, në bazë të të cilit persona që kanë lidhje interesash pasurore me zyrtarët, në rast se vlerësohet e nevojshme nga Inspektori i Përgjithshëm për saktësinë e hetimit mbi pasuritë e zyrtarëve, duhet të deklarojnë interesat e tyre private. Por, nëse këta persona jo zyrtarë refuzonin të deklaronin pasurinë, në Kodin Penal nuk ishte e parashikuar asnjë sanksion. Ky boshllëk ligjor ka krijuar hapësirat e nevojshme për zyrtarët që, pasuritë e krijuara në mënyrë abuzive, t’i deklaronin si dhurata, huamarrje pa interes apo regjistrim të pasurive të paluajtshme e të luajtshme në emra të personave të tretë, të cilët nuk mund të hetoheshin nga ILDKP.

Dhe nuk janë të paktë ata zyrtarë që deklarojnë se kanë marrë hua pa interes apo dhurata nga persona të ndryshëm. Janë rreth 500 subjekte që deklarojnë se kanë marrë hua pa interes nga persona të ndryshëm, ku një numër i madh prej tyre janë nga sistemi i drejtësisë. Po ashtu, janë rreth 260 subjekte të tjerë që deklarojnë se kanë marrë dhurata në formë para cash (kesh) apo në pasuri të patundshme.

Tashmë, me amendimet e fundit në Kodin Penal, është parashikuar përgjegjësia penale në rast refuzimi për deklarim të pasurisë apo mosjustifikim të pasurisë për personat e ndryshëm, jo zyrtarë por që kanë lidhje pasurore me subjektet që kontrollon Inspektorati i Lartë. Në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, i cili përfundon më 31 Mars, Inspektorati i Lartë do të nisë menjëherë procedurat e deklarimit me kërkesë për rreth 200 qytetarë, të cilët rezultojnë si dhurues apo huadhënës të zyrtarëve. Ndërkohë, gjatë vitit 2012 pritet që ky numër fillestar të shtohet akoma më shumë. Për çdo rast refuzimi apo mosjustifikim të pasurisë nga këta persona që kanë lidhje interesi pasuror me zyrtarët, Inspektorati i Lartë do të përgatisë kallëzimet penale në ngarkim të tyre.

12 Mars 2012
Kryeinspektori i ILDKP, Adriatik Llalla: Kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore. Ndryshimet në Kodin Penal do të zbulojnë abuzimin

Zyrtarët dyshohet se fshehin dhjetra milionë euro

Subjektet do të deklarojnë pasurinë elektronikisht. Krijohen lehtësi për shkëmbimin e informacionit mes agjencive të anti-krimit ekonomik

Adriatik Llalla, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në një intervistë për gazetën “Mapo” është treguar i drejtëpërdrejtë në lidhje me veprimet korruptive të zyrtarëve të lartë: “Ka dyshime dhe informacione se zyrtarë të ndryshëm fshehin mbi dhjetra milionë euro asete në emra të personave të afërm apo në rrethin miqësor të tyre”. Z. Llalla deklaron se dyshimet më të mëdha bien tek gjyqtarët, por edhe të drejtuesve të tjerë të institucioneve qëndrore. Nga ana tjetër, në qendër të hetimit të ILDKP, është fenomeni i dhuratave që ofrohen për zyrtarët prej personave të ndryshëm, në të holla, sponsorizime për botim librash, për udhëtime, për pushime apo favore të ndryshme që zyrtarët u bëjnë personave që kanë lidhje financiare me ta, si nëpërmjet përfshirjeve në borde vendimmarëse, etj. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme ndryshimet në Kodin Penal, miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i ILDKP është i bindur se krijohen hapësirat e duhura për zbulimin e pasurive me burim korrupsionin dhe abuzimin e zyrtarëve me postin publik.

Zoti Llalla, muaji mars është periudha kur zyrtarët e lartë detyrohen të deklarojnë pasurinë pranë institucionit tuaj. Ka ndonjë risi në deklarimin e këtij viti?

Deklarimi i pasurisë është një proces i përvitshëm dhe tashmë i njohur dhe zbatohet me korrektësi nga zyrtarët që janë subjekte të ligjit. Deri në fund të muajit mars, të gjithë drejtuesit e nivelit të lartë e të mesës të pushtetit qendror dhe të zgjedhurit vendorë janë të detyruar të deklarojnë ndryshimët në pasuritë e tyre gjatë vitit 2011, pra shtesat ose pakësimet nga viti 2010, si edhe burimet e krijimit të pasurisë nëse ka rritje në asete apo likujditete.

Në përgjithësi, afati i deklarimit respektohet nga mbi 4600 zyrtarët që deklarojnë periodikisht. Përjashtime të rralla ka pasur kryesisht në radhët e drejtuesve lokalë, të cilët janë penalizuar gjatë viteve të mëparshme nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) sipas ligjit.

Gjatë vitit 2012, ILDKP synon të aplikojë deklarimin on-line, i cili do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm në efektivitetin e institucionit. Projekti për deklarimin on-line, i cili do të realizohet me mbështetjen e OSBE-së, është parashikuar të jetë funksional deri në fund të këtij viti. Për t’i paraprirë këtij projekti të rëndësishëm, Inspektorati i Lartë ka orientuar zyrtarët deklarues të plotësojnë deklaratën e pasurisë në formatin elektronik, të shpërndarë tashmë në çdo institucion dhe që mund të gjendet lehtësisht edhe në faqen zyrtare të internetit www.hidaa.gov.al. Deklarata e pasurisë plotësohet në kompjuter, printohet, nënshkruhet me firmë origjinale dhe dorëzohet në Inspektoratin e Lartë. Kjo mënyrë do të jetë e përkohshme, deri në momentin që do të bëhet aktiv programi i deklarimit on-line të interesave private.  Kjo nismë nuk paraqet vështirësi praktike për subjektet deklarues, pasi niveli i tyre është në standartet normale të përdorimit të teknologjisë së informacionit.

Nëpërmjet deklarimit on-line, Inspektorati i Lartë krijon një bazë të dhënash të plotë në formatin elektronik, shkurton koston në kohë dhe burime njerëzore që duhet aktualisht për përpunim të dhënash dhe krijon hapësira më të mëdha për verifikime të detajuara në terren të aseteve të dyshuara si të fshehura apo të krijuara në mënyrë abuzive prej zyrtarëve. Gjithashtu, të dhënat që do të administrohen në këtë sistem do të jenë lehtësisht të aksesueshme për agjencitë e tjera që operojnë në fushën e anti-krimit ekonomik dhe financiar. Pra, ky sistem është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve investiguese të institucionit, një kriter i kërkuar në raportet e Komisionit Evropian për Inspektoratin e Lartë.

Duke qëndruar tek forcimi i kapaciteteve hetuese, një zhvillim pozitiv është konsideruar prej Jush ndryshimi në Kodin Penal i nenit që ka të bëjë me fshehjen e pasurisë. Më konkretisht, si ndikon në punën e Inspektoratit të Lartë ky amendim?

E them me bindje të plotë se ndryshimi në Kodin Penal i nenit 257/a, i cili parashikon dënimet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë është një nga elementët më të rëndësishëm në forcimin e veprimtarisë investiguese të ILDKP-së. Shkurtimisht, ndryshimi ligjor përcakton përgjegjësi penale për fshehje të pasurisë për “personat e lidhur” me zyrtarin. Deri më tani, për raste të fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë, Inspektorati i Lartë mund të dërgonte kallëzim penal vetëm për zyrtarin. Ky aspekt i kufizuar i përgjegjësisë penale krijonte hapësira të mëdha që zyrtarët, të cilët dyshohet se krijojnë pasuri në mënyrë korruptive, t’i regjistronin ato në emra të personave të afërm apo në rrethin miqësor. Ose një formë tjetër, duke i justifikuar pasuritë korruptive nëpërmjet huamarrjeve pa interes nga persona të ndryshëm. Legjislacioni mbi të cilin ushtron funksionet Inspektorati i Lartë e ka të parashikuar detyrimin për deklarim me kërkesë të pasurisë prej personave të lidhur me interes ekonomik-financiar me zyrtarët. Por dispozita e Kodit Penal, të cilën po e konsiderojmë të vjetër tashmë, nuk parashikonte asnjë përgjegjësi penale për personat e lidhur me zyrtarin në rast se ata refuzonin të deklaronin pasurinë. Kjo mangësi ligjore ka ndikuar negativisht në rezultatet përfundimtare të kontrollit të kryer nga institucioni ynë, sidomos në disa raste që kanë pasur ndjeshmëri të lartë mediatike e publike.

Ndryshimi i fundit në Kod parashikon dënimë penale për personat e lidhur me zyrtarin në rast se refuzojnë të deklarojnë apo bëjnë deklarim të rremë. Pra, këta persona, në momentin që përfshihen në lidhje të dyshimta ekonomike me zyrtarët, do të mbajnë të njëjta përgjegjësi ligjore si edhe vetë subjektet deklarues. Ligjvënësi, nëpërmjet këtij amendimi të Kodit Penal, ka krijuar premisa të rëndësishme për parandalimin efikas të korrupsionit.

Zoti Llalla, sa është realisht i përhapur fenomeni i dhuratave apo favoreve të tjera me përfitues zyrtarët, “huamarrjet pa interes” apo regjistrimi i pasurive të zyrtarëve në emra të personave të tretë?

Krahas rolit të tij parandalues të korrupsionit, në aktivitetin e tij, Inspektorati i Lartë ka evidentuar edhe disa forma të tentativave për fshehje të pasurisë apo mosdeklarimit të saktë të saj, kryesisht në formën e dhuratave; huamarrjeve pa interes; favoreve të ndryshme ndaj personave që bëjnë këto dhurata nëpërmjet përfshirjes në borde të ndryshme vendimmarrëse, etj.

Huamarrja pa interes është përhapur shumë gjatë viteve të fundit të deklarimit. Janë rreth 10 përqind e subjekteve deklarues, të cilët kryejnë veprime financiare, si blerje asetesh apo shtim kapitali nëpërmjet huamarrjeve pa interes në shuma të mëdha.

Nuk dua të paragjykoj askënd pa prova konkrete, por në radhët e gjyqtarëve gjendet një numër i konsiderueshëm i atyre subjekteve që deklarojnë huamarrje pa interes apo borxhe në shuma të mëdha prej të afërmve të tyre apo njerëzve të rrethit shoqëror. Nuk mbeten pas edhe zyrtarë të tjerë, për të cilët krijohet bindja e arsyeshme se manovrojnë nëpërmjet huamarrjeve apo borxheve për të fshehur të ardhurat e korrupsionit. Gjithashtu është përhapur edhe fenomeni i dhuratave në shuma të konsiderueshme të hollash apo në sponsorizime udhëtimesh, pushimesh, botime librash, etj., të cilat krijojnë dyshime të ligjshme për pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët, të cilët i deklarojnë si donacione nga të tretë.

Ndërsa përsa i përket regjistrimit të pasurive të zyrtarëve në emra të tretë, hetimi paraqitet më i vështirë, pasi mangësitë e deritanishme në Kodin Penal nuk na kanë lejuar të hetojmë në thellësinë e duhur të problemit. Në disa raste, Inspektorati i Lartë ka arritur t’i zbulojë këto fshehje dhe janë dorëzuar kallëzime penale në organin e prokurorisë, të cilat janë bërë në çdo rast të ditura për publikun. Në institucionin tonë mbërrin shpesh informacion për pasuri të paluajtshme të zyrtarëve të ndryshëm, të regjistruara në emra të tretë. Amendimi fundit i Kodit Penal i krijon mundësi Inspektoratit të Lartë të verifikojë në këtë drejtim, pra krijohet aksesi ligjor për të verifikuar huamarrjet pa interes, dhuratat apo regjistrimet e pasurive në emra të të tretëve. Informacioni i mbërritur nga publiku, për të cilin duhet të them se është i shumtë pranë institucionit tonë, hedh dyshime për asete të patundshme të zyrtarëve të ndryshëm të regjistruara në emra të tjerë, vlera e të cilave arrin në shifra shumë të mëdha, disa dhjetra milionë euro ose edhe më shumë.  Gjithësesi, detaje të mëtejshme do të bëhen publike në çdo rast, shoqëruar me sanksionet përkatëse.

02 Mars 2012
ILDKP-KLSH nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim krijimin e një bazë të dhënash për raste të dyshuara korruptive në administratën publike.

Në ceremoninë e zhvilluar sot (e Premte-02.03.2012), Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla dhe Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj, shprehën impenjimin për koordinimin ndërinstitucional për ndëshkimin e zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin publik.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Llalla, e cilësoi Marrëveshjen si një moment shumë të rëndësishëm në aktivitetin ndërinstitucional. “Dokumenti i firmosur sot është një mekanizëm më shumë në luftën kundër korrupsionit, pasi dy institucionet kanë një bazë të dhënash mbi raste të dyshuara të abuzimit me pushtetin publik. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të krijohen lehtësira të mëdha për shkëmbimin e informacionit në një kohë shumë të shpejtë, e cila do të shoqërohet me efikasitet të lartë dhe forcë goditëse më të madhe“.

Z. Llalla, në fjalën e tij, shprehu gjithashtu vlerësimin për ndryshimet në Kodit Penal, miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilat parashikohet edhe marrja nën përgjegjësi penale të “personave të lidhur” me zyrtarët deklarues në rast të refuzimit për deklarim apo deklarimit të rremë të pasurisë. “Nëpërmjet këtij ndryshimi, ILDKP-së i shtohen kompetenca të mëdha për zbulimin e rasteve të pasurimit të padrejtë nga ana e zyrtarëve, duke iu prerë rrugët për kalimin e të ardhurave të krijuara në mënyrë abuzive tek familjarë apo persona të afërt me ta. Ky ndryshim ndodh pikërisht pak ditë para 31 Marsit, i cili është limit kohor ligjor për deklarim të interesave periodike/vjetore për vitin 2011. Kjo është një risi shumë e rëndësishme në aspektin ligjor penal në Shqipëri, e cila shumë shpejt do të japë frytet e saj pozitive“.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Leskaj, në fjalën e tij theksoi rëndësinë veprimit ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, si edhe u shpreh se “sot po formalizojmë një marrëveshje, e cila tashmë ka nisur të aplikohet në praktikë. Mendojmë se ka çështje konkrete që kanë nevojë për kontroll ndërinstitucional, me qëllim efikasitetin në luftën kundër konfliktit të interesave e fshehjes së pasurisë dhe, në përgjithësi, kundër veprimeve abuzive të zyrtarëve me pushtetin publik”.

Albi SERANI

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

08 Shkurt 2012
ILDKP, 14 kallëzime penale dhe 6 masa administrative për fshehje dhe mosdeklarim të pasurive

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka kërkuar ndjekje penale ndaj 14 zyrtarëve për fshehje e mosdeklarim të interesave private, si edhe për refuzim për deklarim. Gjithashtu, për 6 zyrtarë të tjerë janë vendosur masa administrative “gjobë” për shkelje të rregullave të deklarimit.

1. Kallëzimet penale

Dy zyrtarë, një me funksion gjyqtar dhe një tjetër me funksion punonjës i administratës tatimore, janë kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa 12 subjekte të tjerë për “refuzim për deklarim”.

Në përfundim të hetimit administrativ, ILDKP ka kërkuar nisjen e procedimit penal ndaj subjektit Shyqyri Çobo, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, pasi është konstatuar:

-          Deklarim i rremë i vlerës së apartamentit me sip. 120 m2 në Lagj. Nr.4, Rr.”Skënderbeu” Durrës, blerë në shumën 7.900.000 lekë, të cilin subjekti e ka deklaruar në shumën 6.000.000 lekë (me një diferencë prej 1.900.000 lekë); mosdeklarim i detyrimit dhe shlyerjeve të pagesave për blerjen e apartamentit në shumën 7.900.000 lekë; deklarim i rremë dhe mungesë e burimit financiar për krijimin e kësaj pasurie.

-          Mosdeklarim të llogarisë, vlerave përkatëse dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes në Tirana Bank.

-          Mosdeklarim të depozitës në BKT, në shumën 1.907.196 lekë dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes.

Gjithashtu, ILDKP, pas shqyrtimit të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Mehmet Guga, me funksion Inspektor i Drejtorisë së Tatim-Paguesve të Mëdhenj, ka arritur në konkluzionin se zyrtari ka bërë deklarim të rremë dhe për këtë arsye, ka kërkuar nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal. Në përfundim të veprimeve verifikuese ka rezultuar se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij, si edhe ka fshehur:

-          Transaksione bankare, që arrijnë në vlerën 188.500 dollarë

-          Fshehje të aktivitetit privat (në emër të djalit të tij), shiblerjes të pjesëve në kapital të shoqërisë “GURRA” shpk në vlerën 15.242.499 lekë dhe veprime fiktive në lidhje me marrëdheniet e subjektit deklarues me këtë shoqëri.

-          Fshehje të aseteve, pasuri të paluajtshme: magazinë të bimëve, dy kate, me sip.ndërtimi 360m2 dhe sip,trualli 360m2; depo bimësh, 3 kate, me sip.ndërtimi 2.250 m2; tokë truall me sip.2 200m2;  tokë truall me sip.560m2; tokë truall me sip.815m2; tokë truall me sip.840m2; mosdeklarim i një objekti dhe ndërtesë, me sip. sip.85m2 dhe sip.trualli 300m2, në Sarandë; si edhe dy automjete, me vlerë përkatësisht 13.000 euro dhe 330.000 lekë.

ILDKP ka kallëzuar penalisht për “refuzim për deklarim” 12 zyrtarë të tjerë, nga të cilët 8 drejtues lokalë janë zgjedhur për herë të parë në muajin Maj 2011. Për zyrtarët  në funksion është kërkuar njëkohësisht shkarkimi nga detyra i tyre. Më konkretisht, të kallëzuar penalisht janë:

1. Dule Koka                                     Doganier, Kakavijë

2. Aleksandër Çela                          Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec

3. Bujar Ibrahimi                            Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet

4. Rrahman Demaj                          Kryetar i komunës Tërthore, Kukës

5. Hristo Duci                                   Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër

6. Gjergji Doçi                                  Kryetar i komunës Dajç, Lezhë

7. Martin Lazri                                Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër

8. Vuksan Çardaku                         Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë

9. Lekë Bibaj                                    Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër

10. Jakup Sefolli                              Ish-Kryetar i komunës Fajzë, Has

11. Mark Ruçi                                  Ish-Kryetar i Bashkisë Rubik

12. Kastriot Begaj                           Ish-Kryetar i Bashkisë, Librazhd

2. Masat administrative

Inspektorati i Lartë, për shkelje të ndryshme të rregullave të deklarimit të interesave private, ka aplikuar masën administrativë “gjobë” ndaj 6 zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Më konkretisht:

1. Qani Shema                                   Kryetar, Përmbarimi Sarandë

2. Agron Selimaj                               Inspektor, D. R. Tatime, Fier

3. Nexhmi Torra                               Inspektor, D.R. Tatime, Korçë

4. Petrit Tare                                    Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë

5. Mariglen Murataj                         Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër

6. Mustafa Turku                             Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan

Albi SERANI

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN