| |
| Raportet
Vjetore |
| |
| |
Inspektori i Përgjithshëm
i raporton Kuvendit, jo më vonë se më 31 maj të çdo viti, për veprimtarinë
e vitit pararendës, si dhe sa herë që thirret nga Kuvendi.
Inspektori i Përgjithshëm mund t’i kërkojë Kuvendit ta dëgjojë për
çështje që ai i çmon të rëndësishme.
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
| |
|
RAPORTI
VJETOR PËR VITIN 2009
|
| |
• VIZIONI
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në rolin
e Autoritetit Qendror Përgjegjës për zbatimin e dy ligjeve shumë të
rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit; ligjit “Për deklarimin
dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve
dhe disa nëpunësve publikë” dhe ligjit “Për parandalimin e konfliktit
të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në vitin 2009 ka
aplikuar strategjinë institucionale, duke iu referuar projekt-rezolutës
së Komisionit për Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe të të
Drejtave të Njeriut për vitin 2009, si edhe Rekomandimeve të Komisionit
Evropian, paraqitur në Progres-Raportin 2008 për Shqipërinë.
Në ndërthurje të këtyre dy dokumenteve shumë të rëndësishëm, Inspektorati
i Lartë është angazhuar maksimalisht në forcimin e kapaciteteve investiguese,
në shtimin e mekanizmave kontrollues për pasuri të krijuara në mënyrë
të dyshimtë, në ofrimin e asistencës për zyrtarët, subjekte të dy
ligjeve që administrohen nga institucioni ynë, si edhe në parandalimin
dhe shmangien e konfliktit të interesave në radhët e administratës
publike.
Në vlerësim të bashkëpunimin ndërinstitucional, si një ndër faktorët
kryesorë në luftën kundër korrupsionit, Inspektorati i Lartë ka kontribuuar
në shtimin dhe forcimin e kontakteve me agjenci të tjera që kanë të
njëjtin qëllim. Ky vizion i Inspektoratit të Lartë është shprehur
nëpërmjet realizimit e një numri të madh seminaresh trajnuese me grupe
të ndryshme të administratës publike, me Autoritetet Përgjegjëse të
institucioneve, si edhe në aktet nënligjorë, të cilat janë në shërbim
të subjekteve të ligjit dhe publikut. |
| |
• METODOLOGJIA
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në përmbushje
të strategjisë institucionale për luftë pa kompromis kundër korrupsionit
në administratën publike, forcoi mekanizmat e evidentimit, parandalimit
dhe shmangies së konfliktit të interesave dhe zbulimit të pasurive
të krijuara në mënyrë të padrejtë nga zyrtarët, nëpërmjet modifikimit
të formularit të deklarimit të interesave private. |
| |
Modifikimi i formularit të deklarimit të interesave
private
Një nga risitë e dokumentit të ri është saktësimi i detyrimit për
deklarim të interesave private dhe burimin e krijimit të tyre, për
fëmijët madhorë jashtë çertifikatës familjare të subjekteve të ligjit
nr.9049, dt.10.4.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të
detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”dhe
ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave
në ushtrimin e funksioneve publike”, detyrim i cili u aplikua për
herë të parë në vitin 2009. Nëpërmjet këtij mekanizmi, Inspektorati
i Lartë synon shmangien e regjistrimit në emër të fëmijve jashtë çertifikatës
familjare, të pasurive të fituara në mënyrë të dyshimtë nga zyrtari,
si edhe eleminimin e përfitimit të padrejtë të kësaj kategorie personash
të lidhur me zyrtarin, si rrjedhojë e pozicionit publik të subjektit.
Gjithashtu, në formularin e ri të deklarimit të interesave private,
është vendosur një hapësirë e caktuar për gjeneralitetet të personave
të lidhur me zyrtarin (bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe
prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es) për të cilët ligji parashikon
kufizime të posaçme ashtu si dhe për zyrtarët subjekt deklarimi. Nëpërmjet
krijimit të një baze të dhënash, Inspektorati i Lartë tashmë zotëron
informacion më të plotë mbi personat e lidhur me zyrtarin, ç’ka ka
forcuar më tej mekanizmat e hetimit administrativ për evidentimin
dhe shmangien e konfliktit të interesave të vazhdueshëm dhe rast pas
rasti. |
| |
Deklarata e Konfliktit te Interesave per Operatorin
Ekonomik
Në kuadër të bashkëpunimit të ILDKP me Agjencinë e Prokurimit Publik,
në zbatim të nenit 21.1 të Ligjit Nr.9367, date 7.4.2005 “Ndalimi
i lidhjes se kontratave” është hartuar Deklarata e Konfliktit
te Interesave per Operatorin Ekonomik, e cila nga muaji shkurt 2009
është bërë pjesë e dokumentave standarte të prokurimit publik. Në
formatin e deklaratës janë detajuar kufizimet e interesave private
të kategorive të caktuara zyrtarësh, të cilëve për shkak të funksionit
të tyre publik, ju ndalohet që të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë
ose të tërthortë nga fondet publike. Me plotësimin e kësaj deklarate,
përfaqësuesi i operatorit ekonomik deklaron nën përgjegjësinë e tij,
se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II të ligjit nr.9367,
datë 7.4.2009, nuk zotëron interesa private në mënyrë të drejtpërdrejtë
ose të tërthortë me personin juridik që ai përfaqëson. Aplikimi i
deklaratës së konfliktit të interesave për operatorët ekonomikë në
dokumentat standarte, është një instrument i rëndësishëm për parandalimin
e konfliktit të interesave në prokurimet publike.
Gjithashtu, Inspektorati i Lartë është në përfundim të projektit bashkëpunues
me Agjencinë e Prokurimit Publik (APP), për shkëmbimin e të dhënave
mbi operatorët ekonomikë që rezultojnë fitues në prokurimet publike.
Mbështetur në bazën e të dhënave që zotëron Inspektorati i Lartë për
“personat e lidhur” me zyrtarët, burimi i të cilave është
“deklarata e interesave private periodike vjetore”, Inspektoratit
të Lartë i shtohen mundësitë e evidentimit, parandalimit dhe dënimit
të rasteve të konfliktit të interesave në fushën e prokurimeve publike.
|
| |
Ekspertiza në terren
Inspektorati i Lartë, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore, ka nisur
praktikën e investigimit në terren të pasurive të paluajtshme, për
të cilat ka të dhëna nga burime të ligjshme për fshehje pasurie apo
për deklarim të rremë (Ligji Nr.9367, dt.7.4.2005, neni 18-Hetimi
administrativ). Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm
i përbërë nga Inspektorë të Lartë dhe Ndihmës Inspektorë të Lartë
të ngarkuar me mbledhjen e të dhënave, kryerjen e hetimeve dhe kërkimeve
administrative si dhe ndjekjen e vijueshmërisë së këtyre rasteve.
Për realizimin e hetimit në vend të pasurive të paluajtshme dhe verifikimit
të vërtetësisë së deklarimeve të subjekteve deklarues, Inspektorit
të Përgjithshëm i lind e drejta të thërrasë ekspertë të pavarur, të
licencuar, të fushave të ndryshme, për të bërë rivlerësimin e pasurive
(neni 29 i ligjit Nr.9049, dt.10.4.2003 - Thirrja e ekspertëve)
në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.
Në hetimet administative të kryera gjatë vitit 2009 për rastet e fshehjes
së pasurisë apo deklarimit të rremë, thirrja e ekspertëve vlerësues
të pasurive të paluajtshme të subjekteve të kontrolluar, ka ndihmuar
në mbledhjen e provave bindëse në funksion të rezultateve të arritura
nga ILDKP, duke përmirësuar cilësinë e kontrollit si dhe duke kryer
një kontroll të plotë e të gjithëanshëm. Duke parë që aplikimi i “Thirrjes
së ekspertit” solli rezultate pozitive, gjetje konkrete, edhe
për vitin 2010, do të intensifikohet aplikimi i këtij instrumenti
ligjor. |
| |
Deklarimi me kërkesë
Inspektorati i Lartë, me qëllim minimizimin e rasteve të mundshme
të transferimit të interesave private të zyrtarëve, të krijuara në
mënyrë abuzive, në emër të personave të tretë apo të justifikimit
të pasurive me vlera të mëdha me “dhurata”, “huadhënie afatgjate pa
interes”, etj., për disa raste të dyshuara, ka nisur aplikimin e
“deklarimit me kërkesë”. Ky detyrim ligjor, i parashikuar në
nenin 7 të Ligjit Nr.9049, datë 10.04.2003 “Për dekalrimin dhe
kontrollin e pasurive...” konsiston në detyrimin për deklarim
të pasurisë dhe burimet e krijimit të kësaj pasurie, të personave
jo subjekte të ligjit, por që kanë lidhje interesi privat me zyrtarët.
Duke hetuar mbi burimin e të ardhurave të personave jozyrtarë që kanë
interesa të përbashkëta me subjektin, ILDKP është në gjendje që të
krijojë një situatë më të qartë mbi burimin e pasurive të vetë zyrtarëve
dhe zbulimin me efektivitet të rasteve të fshehjes apo deklarimit
të rremë.
Gjatë vitit 2009 është aplikuar 1 deklarim me kërkesë.
Një vështirësi në zbatimin në praktikë të këtij instrumenti të rëndësishëm
ligjor, është mungesa e sanksioneve në rast të refuzimit për deklarim
të personave të lidhur me zyrtarin.
Në praktikën e deritanishme është konstatuar si një fenomen gjithmonë
e më i përhapur fakti që, në deklarimet periodike të subjekteve të
ligjit, pasqyrohen të ardhura në rrugë joformale, nëpermjet personave
të lidhur si:
- Huamarrje dhe huadhënie në rrugë informale;
- Dhurata në vlera të konsiderueshme etj.
Për të verifikuar vërtetësinë e burimit të krijimit të këtyre të ardhurave
del e nevojshme që ILDKP të administrojë dhe deklarimet e vetë këtyre
personave të lidhur. Por mungesa në Kodin Penal, e masës shtrënguese
dhe sanksionit në rast mosplotësimi të detyrimit për deklarim nga
ana e personave të lidhur, u krijon kushte vetë subjekteve për t’i
përdorur ata si burim, si dhe vetë këtyre të fundit mundësinë për
mosplotësim të detyrimit, gjë që pengon vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve
nga ana e ILDKP. Dispozita 257/a e Kodit Penal, “Refuzimi për
deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike”, nuk i jep zgjidhje
rastit kur ndodhemi para një refuzimi nga ana e personit të lidhur
me subjektin deklarues sepse, subjekt i figurës së veprës penale të
“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi...” është subjekt i posaçëm.
Për këtë arsye, ILDKP ka propozuar amendimin e nenit 257/a të Kodit
Penal duke shtuar si subjekte të veprës penale të “Refuzimit për deklarim,
mosdeklarimi...” edhe personat e lidhur me zyrtarin deklarues. Sanksionimi
në nenin përkatës (257/a) të masave ndëshkuese edhe për personat e
lidhur me zyrtarin, që mbartin detyrimin për deklarim sipas ligjit,
mendojmë se do të ndikojë dukshëm në rritjen e efektivitetit të punës
së Inspektoratit të Lartë; në verifikimin dhe hetimin administrativ
të deklarimeve periodike të zyrtarëve, për të eliminuar mundësitë
e shmangies së pasqyrimit jo real të interesave private pasurore dhe
burimeve të krijimit të tyre. Propozimi ynë me objekt amendimin e
dispozitës 257/a të Kodit Penal, është akoma në proces. |
| |
Mekanizmat e rinj kontrollues
Inspektorati i Lartë, në përmbushje të detyrimit të tij ligjor në
funksion të kontrollit të deklarimeve të interesave private, ka zgjeruar
numrin e institucioneve financiare publike e jopublike tek të cilët
kërkon informacion mbi interesat private të zyrtarëve, subjekte deklarues.
Tashmë, ILDKP ka në dispozicion të dhëna jo vetëm nga regjistrat publikë
të institucioneve publike dhe bankat e nivelit të dytë, por edhe nga
agjencitë private që kanë në qendër të aktivitetit të tyre administrim
dhe transferim parash.
Inspektorati i Lartë, për llogari të hetimit administrativ për interesat
private të zyrtarëve, tashmë merr informacion edhe nga Operatori i
Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) e kompanitë e telefonisë celulare,
mbi shpenzimet e zyrtarëve për energji elektrike e telefonike. Gjithashtu,
nëpërmjet kontratave me OSSH, Inspektorati i Lartë synon edhe zbulimin
e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pasurive të paluajtshme
nga zyrtarët. Verifikimit të shpenzimeve për udhëtimet jashtë vendit
të zyrtarëve publikë, do i vijë në ndihmë sistemi “TIMS” i hyrje-daljeve,
pas vendosjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë
së Shtetit.
Një risi e rëndësishme në punën e Inspektoratit të Lartë është përdorimi
i të dhënave të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit
(QKR). Nëpërmjet gjeneraliteteve të “personave fizikë” apo
të aksionerëve të “personave juridikë” privatë të regjistruar
në QKR, Inspektorati i Lartë është në gjendje të evidentojë dhe parandalojë
rastet e konfliktit të vazhdueshëm të interesave, i cili
ka lidhje me papajtueshmërinë e funksionit të zyrtarit me interesat
private të tij dhe të “personave të lidhur” me të. |
| |
Vështirësi për shkak të informalitetit
ILDKP gjatë kontrolleve të ushtruara për verifikimin e të dhënave
të deklaratave të interesave private të subjekteve deklarues, ka konstatuar
se problemet me informalitetin në regjistrimin e pasurive, sidomos
të atyre të paluajtshme, krijojnë pengesë në efikasitetin e hetimeve
të ndërmarra. Për këtë arsye, ILDKP në funksion të hetimit administrativ
që ndërmerr mbi saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave të deklaratave
të interesave private të zyrtarëve, në jo pak raste ka vijuar me aplikimin
e mekanizmave alternativë. Në këtë kuadër, vlejnë për t’u përmendur
rezultatet e arritura nga bashkëpunimi i krijuar me ALUIZNI-n, ku
vetëdeklarohen për legalizim ndërtimet informale, nga ku ILDKP ka
siguruar të dhëna për pasuritë e padeklaruara të disa zyrtarëve të
lartë.
Ligji detyron subjektet deklarues që të deklarojnë pasuritë e tyre
të paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, pavarësisht nga fakti
nëse janë të regjistruara në regjistrat publikë ose jo. Nga kontrollet
dhe verifikimet e fundit të kryera mbi bazën e të dhënave të siguruara
nga ALUIZNI, konstatohet se, në disa raste pasuritë e vetëdeklaruara
për legalizim në këtë agjenci nga subjektet e kontrolluara, nuk mbulohen
dhe as justifikohen me të ardhurat e deklaruara prej tyre. Edhe për
vitin në vazhdim, do të vijojë bashkëpunimi me ALUIZNI-n për verifikimin
e objekteve në proces legalizimi. |
| |
Trajnimi i administratës publike
Në vijim të strategjisë institucionale, si edhe në përputhje me rekomandimet
e Kuvendit të Shqipërisë për rritjen e mëtejshme të përgjegjshmërisë
së zyrtarëve dhe Autoriteteve Përgjegjëse për zbatimin e ligjit mbi
parandalimin e konfliktit të interesave, Inspektorati i Lartë gjatë
vitit 2009 ka intensifikuar aktivitetin trajnues. Me inisiativën e
ILDKP, në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike
(ITAP) dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, USAID dhe OSBE,
janë trajnuar rreth 1 mijë zyrtarë të nivelit qendror e lokal për
zbatimin korrekt të kërkesave ligjore për parandalimin e konfliktit
mes detyrës publike dhe interesave private.
Vetëm gjatë periudhës tetor – dhjetor 2009, Inspektorati i Lartë në
bashkëpunim me ITAP-in dhe me mbështetjen e OSBE Prezenca në Shqipëri,
organizoi një seri seminaresh trajnuese me zyrtarë të institucioneve
qendore dhe vendore, ku u trajnuan rreth 540 zyrtarë
të niveleve të ndryshme të ministrive dhe institucioneve të tyre të
varësisë (METE, M.Financave, M.Brendshme, MPPTT, M.Mjedisit);
Në periudhën shtator - nëntor 2009 janë organizuar seminare trajnuese
me zyrtarë të administatës së bashkive dhe të këshillave bashkiakë
në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Pogradec, Durrës, ku gjithsej ku
trajnuan rreth 330 zyrtarë. Në nëntor në bashkëpunim
me ITAP dhe me mbështetjen e USAID, u organizuan trajnime me
60 Autoritete Përgjegjëse të ministrive dhe të disa institucioneve
të tjera qëndrore. Gjithashtu, në periudhën Shkurt-Mars 2009, ILDKP
zhvilloi takime trajnuese për plotësimin e deklaratës së interesave
private periodike/vjetore me zyrtarë të; D.P.Doganave; D.P.Tatimeve;
Gjykatave dhe Prokurorive në 9 Qarqe të vendit, me një total prej
rreth 500 zyrtarësh.
Njëkohësisht, asistencë teknike është ofruar për çdo subjekt deklarimi
i në plotësimin e dokumentit zyrtar, i cili është paraqitur në ILDKP.
ILDKP, ka ofruar asistencë tekniko-ligjore për rreth 120
Autoritete Përgjegjëse, për problematika të larmishme,
ndër të cilat më kryesoret veçohen ndihmesa për mënyrën e plotësimit
të deklaratës së interesave private, për raste të dyshuara të konfliktit
të interesave, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me respektimin
e afateve ligjore e për përcaktimin e zyrtarëve që janë subjekte të
deklarimit të interesave private si dhe identifikimin, regjistrimin,
trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave në institucionet
e tyre.
Në përmbushje të detyrimeve të ILDKP, për ndërgjegjësimin dhe njohjen
sa më të mirë të kufizimeve dhe ndalimeve të parashikuara në ligj
nga zyrtarët e administartës publike, janë hartuar dy manuale që i
vijnë në ndihmë institucioneve, zyrtarëve për trajtimin dhe zgjidhjen
e rasteve me konflikt interesi, si dhe shërbejnë si unifikues të praktikës
së ILDKP:
|
1.
Manualit Shpjegues për Parandalimin e Konfliktit të Interesave
në Prokurimet Publike 2. Manuali
për parandalimin e konfliktit të interesave në qeverisjen vendore
3. Në proces finalizimi, Manuali i hetimit
administrativ |
| |
| • REZULTATET
E HETIMIT KUNDËR KORRUPSIONIT |
| TË DHËNA MBI
DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E INTERESAVE PRIVATE Gjatë periudhës
Janar – Dhjetor 2009, si rezultat i përfundimit të procesit të dorëzimit
të deklaratave të interesave private, Inspektorati i Lartë ka administruar
gjithsej 4964 deklarata të interesave private,
nga të cilat:
- 3875 Deklarata Periodike/Vjetore;
- 680 Deklarata para Fillimit të Detyrës;
- 409 Deklarata pas Largimit nga Funksioni.
Një nga fazat e para të kontrollit të ushtruar për të gjitha deklaratat
e interesave private, është përpunimi paraprak (neni 24 – Ligji
Nr. 9049). Nga kontrolli paraprak i ushtruar, rreth 1042
deklarata rezultuan me probleme të tilla, si gabime materiale,
plotësime të gabuara, ose mungesa në plotësime. Në zbatim të detyrimeve
ligjore, ILDKP, thirri subjektet deklarues, i cili brenda 15 ditëve
është i detyruar të bëjë ndreqjen e këtyre gabimeve. |
| |
Kontrolli
Aritmetik e Logjik
Kontrolli aritmetik e logjik, kryhet për çdo deklarim të depozituar
në ILDKP nga subjektet deklarues, për të verifikuar saktësinë e vlerësimit
të pasurisë së deklaruar, saktësinë e burimeve financiare të deklaruara
dhe mjaftueshmërinë e mbulimit të pasurisë nga burimet e deklaruar,
si dhe ekzistencën e konfliktit të interesave. Nga deklaratat e interesave
private të dorëzuara gjatë vitit 2009, (Periodike Vjetore 2008 dhe
Para Fillimit 2009) kanë kaluar për kontroll aritmetik e logjik deri
më 31.12.2009, 3811 deklarata, nga të cilat
është përfunduar kontrolli për 3688 deklarata. Pra,
është realizuar kontrolli i 96,7 % i numrit total të deklaratave. |
| |
Kontrolli
i Plotë
Procesi i kontrollit të plotë, si një ndër proceset e rëndësishme
të veprimtarisë të Inspektoratit të Lartë, ushtrohet në zbatim të
nenit 17 dhe 18 të ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin
e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”
(PKI), ku përcaktohen qartë shkaqet ligjore mbi bazën e të cilave
subjektet kalojnë në kontroll të plotë.
Gjatë vitit 2009 kanë kaluar për kontroll të plotë 355 subjektë
deklarues, nga të cilat:
• 30 subjekte deklarues për shkak të funksionit (neni
17/2 i ligjit PKI):
• 165 subjekte deklarues të përzgjedhur nga shorti
(neni 17/3 i ligjit PKI)
• 107 subjekte deklarues për probleme të evidentuara
gjatë kontrollit aritmetiko-logjik (neni 17/4 i ligjit PKI))
• 52 subjekte deklarues për shkak të të dhënave nga
burime të ligjshme, media, publiku, etj. (neni 17/5 i ligjit PKI)
• 1 rast si “person i lidhur” me zyrtarin subjekt
deklarues
Masat e ndërmarra nga ILDKP për forcimin e kapaciteteve investiguese
dhe të instrumentave ligjorë, duke proceduar në raste të veçanta me
hetim administrativ dhe duke vënë në lëvizje struktura të posaçme,
kanë dhënë rezultate pozitive në evidentimin e rasteve të fshehjes
së pasurisë dhe deklarimit të rreme.
ILDKP në përfundim të hetimit administrativ, ka dërguar në organin
e prokurorisë kallzim penal për fillimin e ndjekjes penale ndaj 16
zyrtarëve të kategorive të ndryshme, për veprën penale të
parashikuar në nenin 257/a i K.Penal “Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur
dhe nepunesve publike”, në zbatim të nenit 281 të Kodit të Procedurës
Penale (Lidhja Nr.1):
• 6 zyrtarë të kallzuar për kundërvajtje penale të
parashikuar në paragrafin e parë të nenit 257/a
• 10 zyrtarë të kallzuar për veprën penale të parashikuar
në paragrafin e dytë të nenit 257/a të K.Penal |
| |
Pasuritë
e fituara nga fshehja e detyrimeve fiskale
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis ILDKP dhe
Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dhe në zbatim të nenit 32
të Ligjit Nr.9049, datë 10.04.2003, është intensifikuar bashkërendimi
i punës dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ILDKP ka kostatuar
se pasuritë e fituara nga zyrtarë të ndryshëm jane rrjedhoje e fshehjes
se detyrimeve fiskale, si rezultat i së cilës, në vijim të hetimit
të ushtruar nga ILDKP, disa zyrtarë janë gjobitur nga organet tatimore,
në vlera të konsiderueshme. |
| |
Masa
administrative për vonesa në deklarimin e interesave private
Inspektorati i Lartë ka aplikuar masën administrative “gjobë” për
mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të zyrtarit
ose personi të lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, ndaj
37 zyrtarëve. Masa administrative “gjobë”, u mor dhe për mosdorëzim
të deklaratës së interesave private “Pas Largimit”, ku subjekte të
kësaj mase administrative ishin dhe disa zyrtarë të funksioneve të
larta, si ish-deputetë, ish-drejtorë, etj. Megjithatë gjatë vitit
2009, në sajë të punës ndërgjegjësuese të ILDKP si dhe ofrimit të
asistencës ligjore dhe teknike, vihet re një ndërgjegjësim i subjektëve
deklarues për zbatim të afateve ligjore. |
| |
TË
DHËNA MBI KONTROLLIN, EVIDENTIMIN, PARANDALIMIN DHE ZGJIDHJEN E
RASTEVE TE KONFLIKTIT TË INTERESAVE |
| |
Inspektorati i
Lartë, me cilësinë e Autoritetit Qëndor Përgjegjës për zbatimin e
ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, ka përmirësuar
dhe unifikuar praktikën e kontrollit të konfliktit të interesave duke
rritur efektivitetin në zbulimin, trajtimin dhe zgjidhjen e situatave
me konflikt interesi në rradhët e administratës publike.
(a) Kontroll i drejtëpërdrejtë mbi deklarimet
e interesave private të subjekteve që mbartin detyrimin për deklarim,
për ekzistencën e konfliktit të interesave;
Sipas përcaktimeve ligjore, kur në përfundim të procesit të kontrollit
aritmetik e logjik, rezultojnë të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm
për ekzistencën e gjendjes së konfliktit të interesit, Inspektori
i Përgjithshëm sipas rrethanës dhe nevojës ngarkon grupe pune për
fillimin e hetimit administrativ me qëllim trajtimin dhe zgjidhjen
e tyre. Gjatë vitit 2009, pas verifikimit të
konfliktit të vazhdueshmë në fazën e kontrollit aritmetik dhe logjik,
kanë kaluar për veprime të mëtejshme 148 raste, nga
të cilat kanë përfunduar vetëm 55 raste. Në këtë
fazë rreth 64 raste janë në proces trajtimi dhe zgjidhje.
(b) Verifikim dhe hetim administrativ të konfliktit
rast për rast të interesave.
Gjithashtu, ILDKP ka nisur hetimin administrative për disa raste
të dyshuara konflikti interesi dhe, në përfundim, janë ndërmarrë
sanksionet përkatëse “gjobë” për 8 zyrtarë
të nivelit të lartë drejtues, pasi nuk kanë zgjidhur në kohën dhe
mënyrën e duhur konfliktin ndërmjet funksionit publik dhe interesave
të tyre private. Vendosja e sanksioneve përkatëse për rastet e evidentuara
të konfliktit të interesave është pjesë e strategjisë së Inspektoratit
të Lartë. Prej vitit 2005, kur hyri në fuqi ligji “Për parandalimin
e konfliktit të interesave” deri në fund të vitit 2008, ILDKP
ka vënë theksin në trajnimin e zyrtarëve për kuptimin e kërkesave
ligjore. Duke filluar nga viti 2009 e në vijim, Inspektorati i Lartë,
krahas trajnimit, aplikon edhe vendosjen e masave administrative
të përcaktuara në ligj.
Gjithashtu, në periudhën 25 shkurt- 31 mars 2009, ILDKP ka ushtruar
kontroll pranë Autoriteteve Përgjegjëse për parandalimin e konfliktit
të interesave, mbi realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara
në ligj, në 86 institucione të administratës publike.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar përmirësime në lidhje me marrëdhëniet
me ILDKP, por vërehen akoma probleme në menaxhimin e proçesit të
deklarimit të interesave private, veçanërisht vërehet nevoja e trajnimeve
të vazhdueshme lidhur me ligjin e parandalimit të konfliktit të
interesave dhe rolit konkret të këtyre strukturave në zbatim të
tij.
(c) Verifikim, hetim dhe zbulim i rasteve të
konfliktit të interesave në bashkëpunim me institucionet shtetërore
dhe publiku i gjerë.
Nga kontrollet e ushtruara nga ILDKP në institucionet publike dhe
bashkëpunimi me autorietetet pergjegjese te institucioneve e administratës
publike janë evidentuar, trajtuar dhe parandaluar 121 raste,
nga informacionet e mbërritura prej Autoriteteve Përgjegjëse të
institucioneve publike; nga informacionet e mbërritura në mënyra
të ndryshme komunikimi me Inspektoratin e Lartë (postë, e-mail,
telefonata, etj.); dhe nga media:
• 19 raste është shmangur marrja në funksione të
ndryshme e zyrtarëve që kishin interesave private që binin ndesh
me funksionin publik. Informacion ka mbërritur në Inspektoratin
e Lartë përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me
Autoritetet Përgjegjëse.
• 17 raste konflikti interesi
të paraqitura nga institucioneve të ndryshme të administratës publike,
të trajtuara dhe konfirmuara ne Inspektoratin e Larte
• 36 raste të evidentuara nga Autoritetet Përgjegjëse
të institucioneve qendrore te administrates publike
• 48 raste të evidentuara nga
Autoritetet Përgjegjëse të administratës se pushtetit vendor (bashki,
komuna, qark)
• 1 rast konflikti interesi i ofruar nga media,
i cili vijoi me një hetim të plotë administrativ.
|
| |
Rregullimi
i pasojave të akteve të marra në kushtet e konfliktit të interesave
Krahas rolit kontrollues dhe sanksionues që ushtron ILDKP mbi zyrtarët
e administratës publike, lidhur me zbatimin korrekt të ligjit për
parandalimin e konfliktit, ILDKP ka për detyrë edhe garantimin e vendimmarrjeve
të drejta e të paanshme të administratës dhe realizimin e interesit
më të mirë të publikut.
Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë ka konstatuar se duhet të vihen
në lëvizje instrumenta ligjorë, që të veprojnë për rregullimin e pasojave
juridike të akteve të marra në kushtet e konfliktit të interesave,
në rastet kur institucionet përgjegjëse nuk i japin zgjidhje. Ky fenomen
i konstatuar në të shumtën e rasteve, e bën të domosdoshëm nevojën
që jo vetëm publiku/palët e prekura nga një akt i marrë në kushtet
e konfliktit të interesave, të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve
konkrete, por edhe të kërkojnë ndërhyrjen e ILDKP, si Autoriteti Qëndror
Përgjegjës për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të
interesave. ILDKP, në vlerësim të të gjitha rasteve dhe denoncimeve
të paraqitura nga palë të interesuara ose shoqëria civile, ka ndërmarr
procedurat per fillimin e hetimit administrativ.
Në funksion të rritjes se efektivitetit të kontrolleve të ushtruara
për rasteve të konfliktit të interesave dhe rregullimit të pasojave
ligjore të akteve të marra në kushtet e konfliktit të interesave,
ILDKP duhet të legjitimohet si palë, për fillimin
e një procesi gjyqësor, me qëllim finalizimin e procedimit administrativ
të filluar me nismën e tij, ose me kërkesë të palëve të interesuara,
duke ndihmuar në rregullimin e pasojave juridike të një akti të marrë/nxjerrë
në kushtet e konfliktit të interesave.
Ligji i parandalimit të konfliktit të interesave në nenin 40/6/a të
tij, sanksionon detyrimin e institucioneve publike, që kur një akt
i tyre bëhet i pavlefshëm për shkak të konfliktit të interesave, duhet
të ndërmarrin procedurat e dënimit disiplinor të zyrtarëve që kanë
vepruar me keqbesim; kalimin e barrës së dëmshpërblimit të dëmit të
shkaktuar tek ky zyrtar, duke i kërkuar gjykatës sipas rastit vendosjen
e një shpërblimi institucionit për dëmin moral të shkaktuar nga veprimet
e paligjshme të këtij zyrtari; si dhe kallzim penal kur gjykohet se
kemi të bëjmë me një vepër penale. Në rastet kur vet institucioni
nuk e ndërmerr këtë nismë, vepron ILDKP në bashkëpunim me Avokaturën
e Shtetit (neni 40/6/c). Në këtë kuadër, ILDKP në muajin mars 2009,
ka nënkruar një marrëveshje bashëkpunimi me Avokaturën e Shtetit,
për të konketizuar dhe koordinuar zbatimin në praktikë të këtij detyrimi
ligjor. |
| |
| • KONSOLIDIMI
I BRENDSHËM E NDËRKOMBËTAR |
BASHKËPUNIMI
BRENDSHËM KUNDËR KORRUPSIONIT Problemet me organin e
Prokurorisë
Një ndër rekomandimet kryesore të Kuvendit të Shqipërisë për aktivitetin
e Inspektoratit të Lartë gjatë vitit 2009 ishte forcimi i bashkëveprimit
me institucione të tjera, duke vënë theksin në raportet me organin
e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Në zbatim të këtij rekomandimi, por edhe në respektim të Memorandumit
të Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy institucioneve në vitin 2008,
Inspektorati i Lartë është angazhuar maksimalisht për bashkëveprimin
ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit. Kjo dëshmohet nga
numri gjithnjë e në rritje i rasteve të kallëzimeve penale të dërguara
nga ILDKP. Por gjatë vitit 2009, Inspektorati i Lartë është gjendur
përballë një situate jo të favorshme për realizimin e qëllimit të
punës së tij. ILDKP ka vënë re se, organi i prokurorisë aplikon standarte
të ndryshme për raste të ngjashëm, pavarësisht se nga ana formale,
proçedura e hetimit administrativ dhe vërtetimi me prova shkresore
është i njëjtë për të gjithë rastet. ILDKP konstaton se për zyrtarë,
kryesisht lokalë, prokuroria realizon një punë serioze për dërgimin
e çështjeve për gjykim. Kjo inisiativë nuk vihet re për rastet kur
ILDKP kallëzon penalisht zyrtarë të nivelit të lartë e që vërtetohet
se nuk justifikojnë legjitimitetin e pasurive disamilionëshe të krijuara.
Një statistikë e tillë evidentohet edhe nga shkresa e zyrës së Prokurorisë
së Përgjithshme, Drejtoria e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale
nr.611/1 Prot.A.K, dt.19.02.2010, sipas të cilës rezulton se, nga
15 kërkesa për nisjen e procedimit penal të Inspektoratit të Lartë;
• 11 procedime penale kanë përfunduar, nga të cilat 8 procedime janë
dërguar për gjykim dhe 3 procedime janë pushuar
• Nga 8 procedimet e dërguar për gjykim, janë shpallur fajtorë nga
gjykatat 7 persona dhe është dhënë pafajësi për një person.
Nga informacioni i paraqitur, rezulton se 3 procedimet e pushuara
nga organi i prokurorisë janë pikërisht zyrtarë të nivelit
të lartë, të cilët nuk kanë mundur të justifikojnë me burime
të ligjshme pasurinë e tyre që arrin në disa qindra mijëra euro.
- Ndërkohë,
Inspektorati i Lartë ka forcuar bashkëpunimin me struktura të tjera
publike për evidentimin e elementit korruptiv. Në muajin Maj
2009, Inspektorati i Lartë ishte një ndër gjashtë institucionet
qendrore që firmosën Memorandumin e Bashkëpunimit për krijimin e Njësisë
së Përbashkët Antikorrupsion, në përbërje të të cilit janë edhe; Prokuroria
e Përgjithshme, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Shërbimi
Informativ Shtetëror dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në thelb të
këtij akti është koordinimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional për
luftën kundër korrupsionit.
- Gjithashtu, në kuadër të bashkëveprimit institucional,
në Mars 2009, Inspektorati i Lartë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi
edhe me 4 agjenci të tjera shtetërore; a) Me Drejtorinë e Përgjithshme
të Parandalimit të Pastrimit të Parave; b) me Drejtorinë e Përgjithshme
të Tatimeve; c) me Avokaturën e Shtetit; d) me Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë. -
Inspektorati i Lartë, vlerëson bashkëpunimin e mirë dhe korrekt të
krijuar me të gjitha institucionet bankare, institucionet financiare
jo bankare si dhe organet qe administrojnë regjistrat publikë. Bashkëveprimi
me këto institucione paraqet një rëndësi të veçantë në punën investiguese
të ILDKP, sidomos në rastet e hetimit për fshehje të detyrimeve apo
transaksione financiare bankare të kryera nga subjektët deklarues
apo nga personat e lidhur me ta.
- Gjithashtu, vlen për t’u vlerësuar rezultatat
e arritura nga bashkëpunimi i ILDKP me Drejtorinë e Përgjithshme të
Tatimeve për zbulimin dhe dënimin e zyrtarëve që kanë krijuar pasuri
nga ushtrimi i veprimtarive të paligjshme.
- Nga ana tjetër, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit
me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
është intensifikuar bashkërendimi dhe koordinimi i punës për shkëmbimin
në kohë të çdo informacioni të nevojshëm, për çdo parregullsi apo
dyshim të arsyeshëm, të konstatuar gjatë kontrolleve.
- ILDKP, me mbështetjen dhe financimin e partnerëve
ndërkombëtarë, organizoi tryeza të rrumbullakëta me institucione të
ndryshme (INSTAT, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)
gjatë periudhës shkurt – prill.
- Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me strukturat
përgjegjese në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të kapaciteteve
investiguese, stafi i hetimit administrativ të Inspektoratit të Lartë,
së bashku me përfaqësues të Njësisë së Përbashkët Hetimore të Krimit
Ekonomik dhe Korrupsionit, morën pjesë në një takimin 3 ditor organizuar
nga USAID dhe OPDAT mbi investigimin dhe hetimin administrativ.
- Inspektorati
i Lartë është bërë pjesë e disa tryezave të rrumbullakëta të organizuara
nga OPDAT mbi pastrimin e parave dhe hetimin e financiar; në aktivitetin
trajnues organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të
Pastrimit të Parave në kuadër të Projektit të Binjakëzimit me Zyrën
Kriminale Federale të Gjermanisë me temë “Për luftën kundër pastrimit
të parave dhe krimeve finaciare”; në seminarin me temë “Mbrojtja
e të dhënave personale për policinë dhe bashkëpunimi gjyqësor për
çështjet kriminale” organizuar me rastin e ngritjes së zyrës
së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj. |
| |
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Gjatë vitit 2009, ILDKP ka qenë mjaft aktive në fushën e bashkëpunimit
ndërkombëtar. Inspektorati i Lartë, për vitin raportues, ka qenë në
rolin e institucionit ekspert, gjë e cila është bërë e dukshme nga
vizitat e përfaqësuesve të nivelit të lartë të institucioneve homologe
të Malit të Zi, të Kosovës, të Ukrainës dhe të Kirgiztanit. Njëkohësisht,
përfaqësues të Inspektoratit të Lartë janë ftuar në seminare, konferenca
rajonale, trajnime dhe simpoziume të ndryshme, në vende të tilla,
si në Serbi, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Ukrainë,
Kinë, etj.
Me qëllim forcimin e bashkëpunimit me struktura të tjera që kanë si
qëllim luftën për parandalimin e elementit korruptiv, Inspektorati
i Lartë ka nënshkruar në muajin Maj 2009 ka firmosur Memorandum Bashkëpunimi
me zyrën homologe të Sllovenisë, si edhe ka intensifikuar marrëdhëniet
me agjencitë e Malit të Zi dhe Kosovës. |
| |
| • TRANSPARENCA
Në kuadër të strategjisë institucionale dhe rekomandimeve
të Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes
mdak shoqërisë civile dhe medias për rastet korruptive, Inspektorati
i Lartë është angazhuar maksimalisht në realizimin e transparencës.
1. Për
herë të parë një institucion, që ka për objekt të punës së tij,
investigimin, realizoi një aktivitet të një niveli të lartë transparence.
Në prill 2009, me mbështetjen e partnerëve tanë (USAID), në ambjentet
e ILDKP, u organizua “ILDKP, me dyer të hapura”, në të
cilën qytetarët e thjeshtë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë
civile, u njohëm nga afër mënyrën e funksionimit të institucionit.
Pjesëmarrja e lartë në këtë aktivitet dëshmoi për vlerësimin e këtij
aktiviteti. Një ndër elementët më të rëndësishëm të aktivitetit
ishte realizimi transparent i shortit për përzgjedhjen e 4 për qind
të zyrtarëve që do të kalonin për kontroll të plotë, një detyrim
ligjor i përcaktuar në nenin 17, pika 3, 4, të ligjit për “Parandalimin
e Konfliktit të Interesave…”. Përzgjedhja elektronike e emrave
të zyrtarëve në short u realizua nga vetë publiku i pranishëm në
aktivitet duke demostruar transparencë maksimale me publikun e gjerë.
2. Në
kuadër të bashkëpunimit me median dhe shoqërinë civile, me mbështetjen
e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtare
(USAID), ILDKP organizoi tre takime rajonale në Vlorë, Shkodër dhe
Korçë. Tema e trajtuar gjerësisht ishte “Media, shoqëria civile
dhe ILDKP – bashkëpunojnë për zbulimin e rasteve të konfliktit të
interesave dhe deklarimit të pasurisë”. Këto aktivitete, shërbejnë
për konsolidimin e mëtejshëm të raporteve ndërmjet institucionit
dhe aktorëve të shoqërisë civile.
3. Në
datën 9 Dhjetor 2009, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit,
ILDKP në bashkëpunim me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin
Evropian (OSBE), organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve
kryesore të investigimit dhe organizatat joqeveritare me qëllim
forcimin e bashkëpunimit të institucioneve publike me shoqërinë
civile për krijimin e strategjive mbi përmirësimin e imazhit publik
të administratës shtetërore dhe arritjes së suksesit në luftën kundër
korrupsionit.
4. Po kështu,
në vijim të transparencës me publikun, ILDKP ka vënë në dispozicion
të publikut numrin falas (0800 9999) si dhe adresës së e-mail (unedenoncoj@hidaa.gov.al)
me qëllim denoncimin e aferave korruptive për pasuri të fshehura
dhe konstatimit të rasteve të konfliktit të interesave në rradhët
e administratës publike.
5. Në periudhën
Janar-Dhjetor 2009, Inspektorati i Lartë ka vënë në dispozicion
të medias, shoqërisë civile e personave të tjerë të interesuar rreth
1000 fotokopje të deklaratave të interesave private
për zyrtarë të niveleve të ndryshme si dhe ka mbështetur dy organizata
joqeveritare shqiptare, për hartimin e raporteve të tyre mbi deklarimin
e pasurive të zyrtarëve të niveleve të ndryshme.
6. Inspektorati
i Lartë ka qenë aktiv në median e shkruar dhe vizive, me njoftime
të herëpashershme lidhur me jo vetëm me akvititetin e tij institucional,
por dhe me problematikën institucionale. |
| |
• PERFORMANCA
FINANCIARE
ILDKP, në lidhje me performancën financiare buxhetore, ka vepruar
në zbatim të buxhetit të shtetit të vitit 2009, duke u mbështetur
në kërkesat dhe nevojat institucionale me të domosdoshme, si dhe në
zbatim të detyrimeve ligjore të parashikuara në kuadrin ligjor institucional.
Në mbështetje të Ligjit Nr.10025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin
e vitit 2009” dhe të Udhëzimit Nr.2, datë 12.01.2009, “Për
buxhetin e shtetit për vitin 2009”, Inspektoratit të Lartë, i
është akorduar një fond i planifikuar prej 93 milionë e 101
mijë e 520 lek. Nga fondi i përgjithshëm buxhetor, për periudhën
e raportuar, pra vitin 2009, Inspektorati i Lartë, ka realizuar vlerën
buxhetore në 88,195,506 lek, sipas zërave të veçantë,
të parashikuar në buxhet, duke vepruar ne përputhje të plotë me kërkesat
ligjore.
Në realizimin e shpenzimeve operative, Inspektorati i Lartë është
mbështetur në një shpërndarje sa më racionale të kërkesave, të cilat
lidhen me :
- Verifikimin dhe hetimin administrativ të interesave private të zyrtarëve
brenda dhe jashtë vendit;
- Rritjen dhe kualifikimin profesional të vetë punonjësve të Inspektoratit
të Larte;
- Rritjen dhe kualifikimin profesional të Autoriteteve Përgjegjëse
dhe zyrtarëve të institucioneve të ndryshme nëpërmjet organizimit
të trajnimeve dhe seminareve;
- Rritjen e nivelit dhe standarteve të transparencës, si një ndër
elementët e rëndësishëm në evidentimin dhe parandalimin e konfliktit
të interesave;
- Realizimin e shpenzimeve për publikime të ndryshme;
- Realizimin e shpenzimeve, të detyrueshme- taksa e tatime, energji
elektrike, ujë, shërbime postare e telefonike falas për publikun,
në funksion të një veprimtarie normale institucionale;
- Rritjen e përmirësimit të regjistrimit, ruajtjes dhe teknologjisë
informatike.
Realizimi i shpenzimeve operative për periudhën raportuese është në
masën 99.8% e fondit të akorduar për institucionin tonë. Kursimi i
realizuar në shpenzimet operative, megjithëse rritja e çmimeve të
artikujve dhe shërbimeve për vitin 2009 ka patur impakte, ka ardhur
si rezultat i kursimeve në procesin e prokurimeve dhe i përdorimit
racional sipas nevojave konkrete të institucionit. |
| |
| |
| Ju faleminderit ! |
| |
|
 |