Ndihme per Zyrtaret
- Si te shmanget Konflikti
- Si te plotesohet Deklarata
- Afatet e Deklarimit
- Formulare Deklarimi
- Subjektet Deklarues
Raportet Vjetore
Dokumenta te ILDKP
- Udhëzim për Autoritetet Përgjegjëse
- Rregullore e Brendshme e ILDKP
- Rregullore per Parandalimin e Konfliktit te Interesave
- Metodike
Te tjera
Misioni Ynë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka filluar funksionimin në bazë të ligjit nr. 9049, date 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike“.
- Deklarimi i interesave private
“Inspektorati i Lartë” nën përgjegjësinë e Inspektorit të Përgjithshëm, administron deklarimin e pasurisë, të detyrimeve financiare, ushtron kontroll të drejtpërdrejtë, mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative rreth deklarimeve të personave që mbartin detyrimin ligjor për deklarim të interesave private.
ILDKP bashkëpunon me organet e auditimit dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
- Parandalimi i konfliktit të interesave
ILDKP në bazë të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 është Autoriteti Qendror Përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Kompetencat e ILDKP-së u shtuan me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Konkretisht, Inspektorati i Lartë drejton dhe përmirëson politikat e parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesave; ofron asistencë teknike për këshillimin dhe mbështetjen e nismave ligjore e nënligjore të ndërmarra nga institucionet publike për parandalimin e konfliktit të interesave; monitoron, kontrollon dhe vlerëson zbatimin e këtij ligji etj. (neni 41 e 42 i ligjit).



