Ndihme per Zyrtaret
- Si te shmanget Konflikti
- Si te plotesohet Deklarata
- Afatet e Deklarimit
- Formulare Deklarimi
- Subjektet Deklarues
Raportet Vjetore
Dokumenta te ILDKP
Te tjera
Sanksionet
SANKSIONE PER SHKELJE TE LIGJIT MBI DEKLARIMIN E PASURISE
- Për shkelje të afateve ligjore në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private masa administrative është 20.000 deri 30.000 leke.
- Masa Disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale ose administrative
- Kallzim per ndjekje penale
- Refuzimi për deklarim ose mosdeklarimi i pasurisë, kur më parë janë marrë masa administrative perben kundërvajtje penale (gjobë ose burgim deri në 6 muaj)
- Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive (gjobë ose burgim deri në 3 vjet).
SANKSIONE PER SHKELJEN E LIGJIT TE PARANDALIMIT TË KONFLIKTIT TË INTERESAVE
1. Për shkelje të dispozitave te ligjit PKI, parashikohet vendosja e masave administrative gjobe ndaj zyrtareve pergjegjes:
- 10.000- 100.000 lekë, për shkelje të ndalimeve në lidhjen e kontratave, sigurimin e të ardhurave për shkak të funksionit, marrjes së dhuratave, favoreve, trajtimeve preferenciale nga ana e zyrtarëve.
- 100.000 – 200.000 lekë, për shkelje të afateve dhe procedurave në zgjidhjen e konfliktit të vazhdueshem të interesave
- 200.000 – 400.000 lekë, në rastet kur për shkak të konfliktit të interesave, akti bëhet i pavlefshëm
2. Masa disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale ose administrative.
3. Ndjekje penale kur shkelja e kryer nga zyrtari përbën elemente të veprës penale i K.Penal:
– Shpërdorimi i detyrës -Neni 248 i K.Penal,
– Përfitimi i paligjshëm i interesave -Neni 257 i K.Penal,
– Shkelja e barazisë së pjesemarrësve në tendera- Neni 258 i K.Penal,
– Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike- Neni 259 i K.Penal,
- Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike- Neni 260 i K.Penal.
4. Kalimi i barrës së dëmshpërblimit zyrtarit që ka vepruar me keqbesim. Masa e dëmshpërblimit përfshin (përgjegjësi e institucionit publik ku ky zyrtar ushtron funksionin dhe që ka pësuar dëm):
– Dëmet pasurore
– Dëmet jopasurore
– Fitimin e munguar
Është detyrim ligjor i institucionit publik, që kur gjykon se zyrtari ka vepruar me keqbesim, jo vetëm duhet të ndërmarrë procedurat e dënimit disiplinor, por edhe të përdorë të gjitha mjetet ligjore për kalimin e barrës së dëmshpërblimit te ky zyrtar.
Kujtese:
Gjobat dhe masat disiplinore janë vetëm një pjesë e ndëshkimit. Instrumenti më i rëndësishëm i ndëshkimit nuk qendron te to, por tek pavlefshmëria e një akti të marrë në kushtet e konfliktit të interesave, tek procesi i hapur i gjykimit të një rasti të tillë, tek mundësia e veprimit prapaveprues të kompesimit të palëve dhe shlyerjes së dëmeve e të kalimit të barrës së dëmit, përfshi edhe dëmet morale që mund t’i shkaktohen një institucioni publik, tek zyrtari shkaktar.



