Ndihme per Zyrtaret
- Si te shmanget Konflikti
- Si te plotesohet Deklarata
- Afatet e Deklarimit
- Formulare Deklarimi
- Subjektet Deklarues
Raportet Vjetore
Dokumenta te ILDKP
Te tjera
Si te shmanget Konflikti
- Konflikti i Interesave
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është autoriteti qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji në institucionet publike janë:
a) eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni publik;
b) drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësi të ngarkuara a të ngritura posaçërisht, sipas nevojës dhe mundësive të çdo institucioni publik;
c) institucionet eprore.
- Çfarë është një konflikt interesash?
“Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit
- ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari,
- në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë,
- që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë
- në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Interesat private perfshijne:
- Të drejtat dhe detyrimet pasurore të çdo lloj natyre
- Çdo marrëdhenie tjetër juridiko-civile
- Dhurata, premtime, favore dhe trajtime preferenciale
- Negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit
- Angazhime në veprimtari private
- Marrëdhënie familjare, të bashkëjetesës, të komunitetit, etnike, fetare, të njohura të miqësisë ose armiqësisë.
Konflikti i interesit mund të jetë rast pas rasti ose i vazhdueshëm
- “Konflikt rast për rast i interesit” është:
- gjendja me konflikt interesi,
- në njërën nga tri llojet (faktik, i mundshëm, në dukje),
- që shfaqet rast për rast
- dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;
- “Konflikti i vazhdueshëm i interesave”
- është gjendja, në të cilën konflikti i interesit (i mundshem apo në dukje) mund të shfaqet
- në mënyrë të përsëritur
- dhe/ose të shpeshtë
- në të ardhmen
Vendimmarrje për një akt do të vlerësohet në çdo rast
- Çasti i fundit i procesit vendimmarrës, gjatë të cilit vendoset përmbajtja përfundimtare për një akt;
- edhe ato çaste paraprake të vendimmarrjes, të cilat janë thelbësisht të rëndësishme dhe përcaktuese për përmbajtjen përfundimtare të aktit;
- një zyrtar ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese për një akt, nëse pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi i tij në vendimmarrjen për këtë akt, përcaktojnë përmbajtjen e aktit.
Mënyra e kryerjes së detyrave publike dhe detyrimi për parandalimin e konfliktit të interesit
Me zgjedhjen ose emërimin e tij e në vazhdim, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët.
Detyrat e autoriteteve përgjegjëse:
a) njoftojnë me shkrim zyrtarët për detyrimin për deklarim në ILDKP;
b) mbledhin deklaratat e zyrtarëve dhe i dorëzojnë në ILDKP brenda afateve ligjore;
c) shpërndajnë dhe mbledhin autorizimet e detyrueshme për t’u lëshuar nga zyrtarët sipas nenit 10 të ligjit PKI;
ç) njoftojnë ILDKP-në për ndryshimet e zyrtarëve-subjekte të deklarimit në ILDKP;
- për konfliktin rast për rast të interesit;
- për deklarimin periodik të zyrtarëve.
dh) informojnë zyrtarët në lidhje me ligjin PKI, me të drejtat e detyrimet e tyre;
e) kërkojnë këshilla nga Inspektorati i Lartë për zbatimin e ligjit PKI.
Detyrime të tjera të zyrtarëve:
a) Deklarimi rast pas rasti i interesave private të zyrtarëve që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi
- vetëdeklarimi, bëhet para çdo vendimmarrjeje, për ekzistencën e konfliktit të interesit;
- është detyrim pozitiv, pra kërkohet deklarimi i interesit privat, jo i mungesës së tij;
- deklarimi i interesit nuk e shmang zyrtarin nga përgjegjësia e parandalimit dhe zgjidhjes së tij.
b) Autorizimi
- ëshohet nga çdo zyrtar;
- brenda 30 ditëve nga data e fillimit të punës;
- në favor të institucionit publik ku ushtron funksionet;
- ka vlerë për të gjithë kohën që zyrtari ushtron detyrën publike;
- ka vlerë për çdo kohë, pavarësisht nga mosvazhdimi i detyrës publike (për ato të dhëna të interesave private, të cilat mund të lidhen me ushtrimin e detyrës publike në kohën e ushtrimit të saj);
- ka të njëjtën vlerë edhe për çdo institucion epror, si dhe për ILDKP-në
Ofrimi i informacionit, për interesave private të zyrtarit në konflikt interesi është:
Detyrë për:
- Çdo zyrtar tjetër që ka dijeni, në veçanti e eprorit;
- Çdo institucion publik, që ka dijeni.
E drejtë:
- E palëve të interesuara që preken nga veprimet e zyrtarit;
- E çdo personi, që ka dijeni dhe interes në përgjithësi.
Mbrojtja për dhënien e informacioneve
Çdo zyrtar apo çdo subjekt, që ofron informacion për rastet e konfliktit të interesave të padeklaruara nga zyrtarët, përfiton mbrojtje të veçantë administrative.
Në ligjin PKI janë parashikuar shprehimisht kufizime të interesave privatë të zyrtarit për parandalimin e konfliktit rast për rast të interesit për çështje të veçanta si:
- Ndalimi i lidhjes së kontratave
- Ndalime në sigurimin e të ardhurave për shkak të funksionit të veçantë
- Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale
- Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin.
Mënyrat bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave
1. Për zyrtarin
- transferim ose tjetërsim i interesave private;
- vetëpërjashtim nga vendimmarrja;
- vetëpërjashtim nga vendimmarrja;
- dorëheqje nga angazhimet, detyrat private;
- dorëheqje nga funksioni publik;
- njoftimi i eprorit dhe provimi e dokumentimi i zgjidhjes së konfliktit të interesit;
- përsëri përgjegjës për masa të pafrytshme.
2. Për eprorin ose institucionin epror:
- kufizimi i informacioneve për zyrtarin;
- mosngarkimi i detyrave;
- moslejimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje;
- rishikimi, ndryshimi i detyrave dhe kompetencave të zyrtarit;
- transferimi i zyrtarit në një detyrë tjetër;
- shmangia e emërimit, zgjedhjes së zyrtarit;
- anullimi, revokimi i aktit administrativ, të marrë në kushtet e konfliktit të interesave.
Zgjidhja e rasteve të veçanta të konfliktit të vazhdueshëm të interesave (për zyrtarët e përcaktuar në nenet 27-32 të ligjit PKI):
1. zyrtari të cedojë nga detyra
- me dorëheqje
2. zyrtari të cedojë nga interesat
- të heqë dorë nga funksionet drejtuese ose të anëtarësisë në organet drejtuese.
- të ndërpresë ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse.
- të transferojë të drejtat e zotërimit aktiv të aksioneve/pjesëve në kapital.
Secila prej zgjidhjeve të mësipërme duhet bërë brenda afateve dhe duhet dokumentuar.
Sanksionet:
- Mbi zyrtarin:
- ndjekje penale kur konflikti i interesave shndërrohet në vepër penale korruptive.
- masa administrative per shkelje te detyrimeve te percaktuara ne ligjin PKI, të cilat jepen nga Inspektori i Përgjithshëm.
- 5 000 lekë minimumi- 400 000 lekë maksimumi.
- masa disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale ose administrative.
- Mbi eprorët: përgjegjësia penale dhe/ose administrative dhe disiplinore.



