Albanian English

Trajnime

TRAJNIME
Janar-Shtator 2011


TRAJTIMI DHE PARANDALIMI I KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Impenjimi në këtë drejtim ka dhënë rezultatet pozitive; në funksion të parandalimit të konfliktit të interesave, por dhe të përmbushjes së detyrimeve ligjore, të parashikuara në ligjin mbi konfliktin e interesave, për periudhën Janar- Shtator 2011, janë dhënë interpretime për trajtim dhe zgjidhje të rasteve konkrete, si më poshtë:

  • 25 raste të përcjella për interpretim dhe zgjidhje nga zyrtarët, institucionet, Autoritetet  Përgjegjëse të institucioneve etj.
  • 30 raste të dyshuara për konflikt interesi të paraqitura nga institucione të ndryshme të administratës publike (kryesisht në administratën tatimore e doganore), të trajtuara dhe interpretuara në bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë.
  • 63 raste të trajtuara me Autoritetet Përgjegjëse të institucioneve qendrore e të qeverisjes vendore, gjatë takimeve periodike të zhvilluara me to (Kontrolli i ushtruar mbi veprimtarinë e A.P), në kuadër të parandalimit në kohë të rasteve të konfliktit të interesave.

KONTROLLI I AUTORITETEVE PËRGJEGJESE

Inspektorati i Lartë i Deklarimi dhe Kontrollit të Pasurive, në zbatim të nenit 42, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” në periudhën 25 Shkurt- 31 Mars 2011, ka ushtruar kontroll pranë Autoriteteve Përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave, mbi realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara në ligj, në 85 institucione të administratës publike.

  • Gjatë programit të kontrollit, autoriteteve përgjegjëse të këtyre institucioneve u është dhënë asistencë dhe konsullenca e nevojshme mbi instrumentat ligjorë për evidentimin, trajtimin, zgjidhjen e situatave të mundshme të konfliktit të interesave, mbi mënyrat e regjistrimit dhe raportimit të tyre, si dhe për masat përkatëse që duhen të ndërrmerren nga këto struktura.
  • Krahas asistencës për Autoritetet Përgjegjëse, gjatë kësaj periudhe është dhëne asistencë dhe trajnim për plotësimin e deklaratës dhe çështjet e konfliktit të interesave për 95 zyrtarë të administratës publike.

TRAJNIME
VITI 2010


- Trajnime me zyrtarë të administratës publike

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike dhe me mbështetjen e OSBE-Prezenca në Shqipëri, në vitin 2010, zhvilluan një seri seminaresh në shtatë ministri dhe institucionet e tyre të varësisë. Në këto seminare morën pjesë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtuese, duke filluar nga Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Drejtorë Drejtorie, Përgjegjës Sektori si dhe Specialistë.

  1. Ministria së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,
  2. Ministria e Mjedisit, Ushqimit, Mbrojtjes së Konsumatorit
  3. Ministria e Mbrojtjes,
  4. Ministria e Drejtësisë,.
  5. Ministria e Punëve të Jashtme,
  6. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
  7. Ministria e Integrimit Evropian,

Gjithësej, në këtë cikël seminaresh, janë trajnuar 467 zyrtare.

- Trajnime me Autoritetet Përgjegjëse (2010)

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike dhe me mbështetjen e USAID, në vitin 2010, zhvilluan një seri seminaresh me Autoritetet Përgjegjëse të institucioneve qëndrore dhe vendore në 7 ditë trajnimi

-          37 zyrtare me cilësinë e Autoriteve Përgjegjëse të institucioneve qendrore

-          135 zyrtare me cilësinë e Autoriteve Përgjegjëse të qeverisjes vendore

© 2011 ILDKP, Të gjithë të drejtat e rezervuara
Kjo faqe u mbështet nga: